Vet i 6-ti i maskuar me hixhabe vodhi ora rolex në vlerë 1.4 milionë dollar – rasti tjetër ku dyshohet të jetë i përfshirë i arrestuari në Pejë

Ahmet Gashi u arrestua mbrëmë në bazë të një urdhër arresti ndërkombëtar, nga Policia e Kosovës në qytetin e Pejës. Gashi përveç dyshimit për një vrasje që ka ndodhur në vitin 2006 në Bronx të New York-ut. Ai dyshohet edhe për një rast të vjedhjes së rëndë në Bahrein, vend në lindjen e mesme. Bëhet fjalë për 4.1 milionë dollarë. 

Gashi së bashku me disa persona kishin vjedhur dyqanin e orëve Rolex teksa ishin maskuar me hixhabe.

Ai kishte arritur të arrestohet vetëm pastaj nga Policia shqiptare në pikën kufitare të Morinës me Kosovën.

Mediat raportonin se Gashi ishte pjesë e bandës së 6 hajdutëve që kishin veshur fustane femrash muslimane që fshihnin trupin dhe fytyrën e kur hynë në dyqan në një qendër tregtare të qytetit në Bahrein më 10 shtator dhe plagosën rojën para së të arratiseshin me 79 ora Rolex me vlerë prej 1.4 milonë dollar.

Dy prej të dyshuarve të grupit kishin arritur të arrestoheshin vetëm javë më pas, ku edhe iu kishin gjetur disa prej orëve të vjedhura.

Arrestimi i tyre erdhi si rezultat i bashkëpunimit edhe me Interpol.

“Hetimi i plotë nga Bahreini dhe vendimi i tyre për të kërkuar ndihmë nga Interpoli për këta të arratisur bëri që kolegët e tyre të zbatimit të ligjit në mbarë botën u njoftuan menjëherë për statusin e tyre të kërkuar dhe mund të merrnin masa, duke rezultuar në arrestimin e një të dyshuari në Shqipëri,” tha Emmanuel Leclaire, ndihmësdrejtor i Qendrës së Komandës së Kontrollit të Interpolit teksa po i referohej arrestimit të Gashit.

Gashi atëkohë po priste të ekstradohej në një burg shqiptar.

“Ky arrestim, i ndjekur nga kapja e dy të dyshuarve të tjerë, tregon qartë vlerën e shtuar të bashkëpunimit policor ndërkombëtar dhe Interpoli do të vazhdojë të mbështesë Bahreinin ndërsa hetimi i tyre vazhdon”, shtoi Leclaire.

Theksojmë se ndaj Ahmet Gashit tashmë është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

Gjatë kontrollit në automjet atij i ishin gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me njëzet e shtatë fishekë (27).

Related Posts

Santiana: I fali pesë vaktet, lidhja ime me Zotin është diçka personale

Në një intervistë të fundit, Santiana Maloku ka ndarë me sinqeritet dhe ndjenjë detaje të thella nga jeta e saj personale. Pasi u përfol shumë për shkak…

Basha-Haradinajt: Vuçiqi po kërkon terrenin si me juve, ku e ka pas Radojqiçin shef në veri

Pas konferencës së djeshme të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka reaguar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai e ka fajsuar Vuçiqin për situatën në Veri, ndërkohë…

Besimtare myslimane dhe jetë luksoze – 19-vjeçarja shqiptare që ka ndezur polemikat

Hatixhe Brika, është vetëm 19 vjeç. Por ajo është kthyer në një përsonazhe të njohur në rrjetet sociale, teksa së fundmi i është hequr patenta, si dhe…

Krasniqi: Ura mbi lumin Ibër do të hapet vetëm në koordinim me KFOR-in

“Urën do ta hapim vetëm në koordinim me KFOR-in”, kështu tha ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Për Arbëria.Tv, ai i është kundërpërgjigj presidentit të Serbisë, Vuçiq, kur…

VIDEO/ Pësoi apo jo aksident? Meriton Mjekiqi sqaron ndjekësit

Meriton Mjekiqi i ka demantuar lajmet në të cilat thuhej se ai ka pësuar aksident. Teksa falenderon të gjithë për interesimin ai thotë se është duke u…

Heidi vulosë ndarjen nga Romeo?

Një nga ngjarjet më të përfolura të medias rozë gjatë ditëve të fundit ka qenë ndarja e përfolur mes Romeo Veshajt dhe Heidi Bacit. Prej ditësh po…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *