Iu desh të priste 50 vjet për ta bërë publike, Shkurte Fejza sapo dha lajmin e madh e të shumëpritur

Këngëtarja e njohur, Shkurte Fejza ka bërë të ditur se me rastin e 50-vjetorit të karrierës së saj muzikore, do të organizojë dy koncerte, njërin në Kosovë e tjetrin në Shqipëri.

Përmes një shkrimi të gjatë në Instagram, ajo ka bërë të ditur se koncerti i parë do të mbahet më 8 Qershor në Pallatin e Sporteve në Prishtinë dhe me 20 Qershor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, shkruan Klankosova.

“Me zemër plot mirënjohje, dua të falënderoj secilin prej jush – bashkëpunëtorët e mi të çmuar, miqtë, familjen, dhe veçanërisht ju, adhuruesit e këngës sime, për mbështetjen dhe dashurinë që më keni dhuruar gjatë këtyre 50 viteve karrierë”.

“Si artiste, misioni im ka qenë gjithmonë të bashkoj zemrat e bashkatdhetarëve të mi përmes muzikës, duke promovuar vlerat kombëtare dhe rrëfimin e vuajtjeve dhe sfidave të popullit tonë në rrugën drejt pavarësisë dhe lirisë.Jam munduar qe muzika ime te jete zëri i shpresës, guximit dhe përkushtimit të pathyeshëm të njerëzve tanë në kërkim të një të ardhme më të mirë”.

“Çdo fjalë që kam kënduar reflekton luftën, dashurinë dhe ëndrrat e popullit tim. Faleminderit që më keni dhënë fuqinë dhe inspirimin për të vazhduar këtë rrugëtim. Bashkë kemi ndarë lot e gëzime. Le të vazhdojmë të ecim përpara së bashku, të lidhur nga muzika dhe vlerat që na bëjnë këta që jemi, duke ruajtur me krenari identitetin tonë kombëtar”.

“Këtë rrugëtim 50 vjeçar e kemi bërë bashkë dhe tani le ta festojmë së bashku me 8 Qershor në Pallatin e Sporteve në Prishtinë dhe me 20 Qershor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë në koncertin festiv: Shkurte Fejza – 50 vjet zëri i kombit. Faleminderit juve që për 50 vjet ishit fuqia e shpirtit tim”, ka shkruar Fejza.

Related Posts

E dhimbshme: Ndërron jetë 7 vjeçari që u godit nga tramvaji në Gjermani

Ka ndërruar jetë 7 vjeçari, i cili u godit për vdekje nga tramvaji në Gelsenkirchen të Gjermanisë. Sipas raportimeve nga Bild, rasti ka ndodhur sot rreth orës…

Lajmërohet policja që ishte raportuar e zhdukur nga sot një javë, jep deklaratën e saj para Policisë

Mediat kanë raportuar para disa ditësh se një police nga Rahoveci ishte larguar nga shtëpia e saj, dhe se nuk dihej asgjë për fatin e saj. Ajo…

“Produksioni doli keq, nuk ishte marrëveshje” – Roberti flet për postimin që u bë viral dhe zbulon ‘tradhtinë’ që Xhensila ia bëri Besit

Megjithatë, përpara se ta linte garën, atij iu publikua një poster ku thuhej se do të performonte në një koncert me Xhensila Myrtezajn.Kjo bëri që të dyshohet…

Gjesi i gërditshëm i Fifit, e shan një person: Dheze blicin o p* nane!

Këngëtarja shqiptare, Fifi, ka nisur t’i mbajë mbrëmjet muzikore. Por së fundmi ka irrituar fansat me performancën në qytetin e Ferizajt. Në rrjetet sociale është bërë virale…

Beatrix Ramosaj në gjendje të rënduar: Më ndihmoni

Beatrix Ramosaj është duke vazhduar që të jetë në gjendje jo të mirë psikologjike. Kjo pasi komentet negative dhe bullizmi ndaj saj ka vazhduar që nga dalja…

U gjet i shtrirë në tokë, vdes një burrë në Prishtinë

Një person është gjetur i shtrirë në tokë në Prishtinë të shtunën më 4 maj. Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se viktimën e ka gjetur…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *