Detaje ekskluzive: Ky është rasti për të cilin u hakmor i riu që e goditi për vdekje 44-vjeçarin në Pejë

Hakmarrja dyshohet se ishte motivi i rastit të rëndë që ndodhi sot në Pejë, ku një person u godit për vdekje qëllimisht nga një veturë. Viktima Ilir Osmani, nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve, ndërsa shoferi i dyshuar tashmë ka rënë në prangat e Policisë, Gazeta Sinjali.

I dyshuari Sergio Jonuzi nga Elbasani fillimisht ka ikur nga vendi i ngjarjes, por Policia ka arritur ta kap dhe i njëjti tashmë është shoqëruar në stacion policor.

Sinjali ka mësuar se konflikti mes tyre dyshohet se ka nisur pasi Ilir Osmani, tash i ndjerë, dyshohet se ia kishte djegur shtëpinë të dyshuarit Jonuzi.

Në shenjë hakmarrje, ky i fundit, po dyshohet se ia ka zënë pritën sot dhe e ka goditur qëllimisht për vdekje, thonë të njëjtat burime.

Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Është arrestuar i dyshuari dhe me urdhër te prokurorit te shtetit është ndaluar 48 ore për veprën penale vrasje e rende me qëllime hakmarrje” – tha Nikçi.

Në kuadër të veprimeve hetimore, Policia ka sekuestruar një veturë, që dyshohet se është pronë e të dyshuarit.

Related Posts

DETAJET nga tragjedia në Shkodër/ Nëna me 3 fëmijët u hodh nga ura e Bunës në lumë pasi piu kafe me kunatën! Mësoi se bashkëshorti e tradhtonte

Alma Arrazi dhe foto nga kërkimet Detaje të reja dalin në dritë për ngjarjen tragjike në Shkodër. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Alma Arrazi…

Romeo Veshaj shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP3!

Romeo Veshaj është shpallur zyrtarisht finalisti i parë i edicionit të tretë të Big Brother VIP3. Ai u shpall finalist në mënyrë jo të zakontë. Ishte Egla…

YouTuberi i famshëm shkatërroi McLaren me vlerë mbi një milion dollarë

Një nga veturat hiper sportive më të mira nuk qëndroi shumë në duart e një vozitësi të famshëm. Edmond Breseghian, i njohur si Mondi në YouTube, kishte…

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

I burgosuri që u arratis tetë herë nga burgu, Faton Hajrizi, rrëfen se si arriti të ikë një herë edhe nga kampi ushtarak amerikan “Bondsteel”. Arratisjen e…

Zhduket vajza 16-vjeçare nga Ferizaj, babai raporton se nga mbrëmë s’dihet asgjë për fatin e saj

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Shumë shpesh angazhohen edhe njësi e…

Atentat mafioz në Selanik – vritet 41-vjeçari, mes autorëve ishte edhe një grua

Goditje qorre, njëra në shpinë dhe tjetra në shpatull, ka marrë një 41-vjeçar i cili u qëllua për vdekje në mes të rrugës në Stavroupoli të Selanikut…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *