Moti/ Bora zbardh Veriun dhe Juglindjen. Dimër në Pranverë!

Kur pranvera sapo ka nisur të shpërfaqë fuqinë e saj të përtëritjes së natyrës, ndryshimi i papritur i temperaturave, ka çuar në ndryshime ekstreme të situatës atmosferike. Reshjet e shiut kanë paraprirë reshjeve të dendura të borës nga Veriu në Jug. Flokët e bardhë të borës në Malësinë e Madhe, kanë vënë në vështirësi qarkullimin rrugor, i cili është normalizuar menjëherë pas trajtimit me emergjencë që Bashkia Shkodër i bëri situatës, duke i bërë rrugët e bllokuara të kalueshme.

Bora ka mbuluar me petkun e bardhë pothuajse të gjithë Veriun, duke kthyer kështu pranverën në dimër dhe vështirësuar jetën normale të banorëve, kryesisht të fermerëve, të cilët nxituan të shfrytëzonin kohën e favorshm në ditët e fundmarsit dhe fillimprillit.

Reshjet e borës nuk kanë munguar as në zonat malore të Përrenjasit dhe Librazhdit ku trashësia e borës ka arritur në 2 cm në Fushë-Stude, ndërkohë që temperatura janë ulur ndjeshëm duke e bërë të detyrueshme udhëtimin e mjeteve me zinxhirë.

Raportime vijnë gjithashtu edhe nga Bulqiza, ku trashësia e dëborës ka arritura nga 10 deri në 20 centimetra në zonat e thella të njësive administrative Martanesh, Zerqan, Ostren, Trebisht. Ndërsa në qytet trashësia e borës ka arritur deri në 5 centrimetra. Policia bën thirrje drejtuesve të automjeteve që transportojnë minatorët drejt Zonës D,Martanesh, si dhe Tërnovë të përdorin zinxhirë pasi trashësia e borës ka arritur deri në 20 centimetra. Sa i përket rrugëve nacionale nuk ka probleme.

 

Ndërkohë që pjesë të konsiderueshme të territorit të Shqipërisë gjendet nën pushtetin e borës dhe problematikave që kërkojnë zgjidhje për normalizim të situatës, pjesë të tjera të vendit kanë qenen zona të goditura nga reshjet e dendura të shiut, ku janë konstatuar edhe vështirësi në qarkullim dhe prezencë të ujit në disa vende ku dinamika e përditshme e banorëve është vënë në vështirësi.

Kjo situatë reshjesh ka përfshinë disa qytete të vendit , duke sjellë probleme kryesisht në qytetin bregdetar të Vlorës, në veçanti në disa zona të qytetit, si lagjia “Skelë”, “Rilindja” dhe “28 nëntori”, ku kanë qenë prezencë të lartë uji në rrugë, duke bërë që qarkullimi i automjeteve të kryhet më shumë vështirësi.

Sakaq metereologët parashikojnë që moti pritet të jetë kryesisht i vranët e interval të shkurtra kthjellimesh. Reshjet e shiut me intensitet të ulët parashikohen të jenë prezente edhe në pjesën e dytë të ditës.

Related Posts

Santiana: I fali pesë vaktet, lidhja ime me Zotin është diçka personale

Në një intervistë të fundit, Santiana Maloku ka ndarë me sinqeritet dhe ndjenjë detaje të thella nga jeta e saj personale. Pasi u përfol shumë për shkak…

Basha-Haradinajt: Vuçiqi po kërkon terrenin si me juve, ku e ka pas Radojqiçin shef në veri

Pas konferencës së djeshme të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka reaguar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai e ka fajsuar Vuçiqin për situatën në Veri, ndërkohë…

Besimtare myslimane dhe jetë luksoze – 19-vjeçarja shqiptare që ka ndezur polemikat

Hatixhe Brika, është vetëm 19 vjeç. Por ajo është kthyer në një përsonazhe të njohur në rrjetet sociale, teksa së fundmi i është hequr patenta, si dhe…

Krasniqi: Ura mbi lumin Ibër do të hapet vetëm në koordinim me KFOR-in

“Urën do ta hapim vetëm në koordinim me KFOR-in”, kështu tha ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Për Arbëria.Tv, ai i është kundërpërgjigj presidentit të Serbisë, Vuçiq, kur…

VIDEO/ Pësoi apo jo aksident? Meriton Mjekiqi sqaron ndjekësit

Meriton Mjekiqi i ka demantuar lajmet në të cilat thuhej se ai ka pësuar aksident. Teksa falenderon të gjithë për interesimin ai thotë se është duke u…

Heidi vulosë ndarjen nga Romeo?

Një nga ngjarjet më të përfolura të medias rozë gjatë ditëve të fundit ka qenë ndarja e përfolur mes Romeo Veshajt dhe Heidi Bacit. Prej ditësh po…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *