Videoja tmerruese: Arsimtari që puthi nxënësen në Deçan, dënohet me 15 vjet burgim

15 vjet prapa grilave, e asnjëherë më ligjërim në shkollë.

Kaq janë pasojat për Valentin Selmanajn, arsimtarin e edukatës fizike i cili puthi një nxënëse të klasës së shtatë pa dëshirën e saj në shkollën fillore “Lidhja e Prizrenit” në Deçan, në qershor te 2023.

Paparaci i kishte publikuar pamjet tmerruese në qershor të vitit të kaluar.

Siç shihet ne video, arsimtari Selmanaj, pas një bisede shumë të shkurtë me nxënësen e puthë atë, po, ky nuk po del të jetë rasti i vetëm kur ai e sulmoi seksualisht atë.

Në bazë aktgjykimit të Gjykatës Themelore e Pejës, i pandehuri sjellje jo te hijshme pati dy herë brenda tri ditësh, në datat 5 dhe 8 qershor 2023.

“I pandehuri V.S, është shpallë fajtor për veprën sulm seksual si dhe veprën penale kanosja, për të cilat vepra i është shqiptuar dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej pesëmbëdhjetë (15) vite e gjashtë (6) muaj, i cili dënim do të ekzekutohet pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit, e në të cilin dënim do t’i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak nga data 12.06.2023 e tutje”, tha zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Pejë, Tringa Zhuti.

Në aktvendim thuhet  gjithashtu se është marrë parasysh edhe fakti se Selmanaj ka vendbanim me dy të dëmtuarit, nxënësen që e sulmoi seksualisht dhe tjetrin që e incizoi, çka e lë pa ushtrim profesioni gjithë jetën e tij.

“Të njëjtit, i është shqiptuar edhe dënimi plotësues – ndalim i urdhtrimit të profesionit të mësimdhënësit në kohëzgjatje të përjetshme, e I cili dënim do të ekzekutohet pas ekzekutimit të dënimit me burgim të shqiptuar sipas aktgjykimit”, tha Zhuti.

Gjykata i ka udhëzuar nxënësit e dëmtuar që përmes kontestit civil të realizojë kërkesën për dëmshpërblim. /Paparaci.com

Related Posts

25 vite burgim për Enver Sekiraqën

Gjykata e ka dënuar Enver Sekiraqën me 25 vite burgim për nxitje në vrasjen e policit Triumf Riza, raporton “Betimi për Drejtësi”. Sekiraqës i është ndërpre edhe…

Babai i Triumf Rizës: Dënim i ulët për Sekiraqën, ai është vrasësi kryesor

Gjykata Themelore e Prishtinës sot ka marrë vendim ndaj Enver Sekiraqës, i akuzuar për shtytje të vrasjes së policit të Kosovës, Triumf Riza, vrasje që ka ndodhur…

“Na teshe djali djali” – Komenti i tmerrshëm i mërgimtarit për babain e Triumf Rizës

Babai i policit të vrarë, Triumf Riza, është shprehur i zhgënjyer pas dënimit të Enver Sekiraqës me 25 vite burgim, por duket se dikë e ka penguar…

Lumbardhi habit me postimin, a e konfirmoi ndarjen nga Kaderi?

Veprimet e tyre të fundit në Instagram, duke hequr njëri-tjetrin dhe fshirjen e fotove të përbashkëta, kanë nxitur dyshime dhe pyetje nga ndjekësit e tyre, por ende…

E dërgoi në motel, pastaj e dhunoi seksualisht e fizikisht viktimën me ngecje mendore- Arrestohet burri

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se është ndaluar për 48 orë një person, nën dyshimet se ka kryer veprën penale “dhunim”. Sipas këtij institucioni, egzistojnë dyshimet…

Tara po mbështet ritakimin e Bleros me Afronën, habit me veprimin

Një ritakim pas dy vitesh po ndodh mes Bleros dhe Afronës. Kjo e fundit e ftoi në emisionin e saj “Talkwithafrona”. Ketë intervistë e pëlqeu edhe vajza…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *