Djali e rrah brutalisht babanë në Ferizaj: E sulmon me kubëz betoni, tenton ta godas edhe me veturë

Konfliktet në familjet kosovare janë të shpeshta dhe ka raste kur eskalojnë në dhunë psikike e fizike, por edhe në kanosje serioze. Për pasojë, Policia jo rrallëherë detyrohet të ndërhyjë në situata të tilla, siç ka ndodhur mbrëmë në Ferizaj, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se këtë herë në rast janë përfshirë babë e bir, që u kapën pas një konflikti verbal që kanë pasur lidhur me punën e që përfundoi me rrahje brutale.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se fillimisht djali po dyshohet se e ka sulmuar fizikisht babanë teksa ndodheshin në një lokal, e më pas dhuna ka vazhduar edhe më tutje.
Sipas informacioneve të para, djali po dyshohet se ka tentuar për ta goditur babanë me veturë, por pasi s’ia arriti, i ka shkuar nga mbrapa dhe e ka sulmuar me një kubëz betoni
Për pasojë, viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe ka marrë trajtim mjekësor, ndërsa Policia e ka arrestuar personin e dyshuar dhe i njëjti është shoqëruar në stacion policor.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që ndaj tij të iniciohet rasti nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i rëndë trupor’ dhe djali i dyshuar të dërgohet në mbajtje.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Ferizaj.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që pas një mosmarrëveshje me viktimën mashkull kosovar i njëjti e kishte sulmuar fizikisht viktimën duke i shkaktuar lëndime trupore. Si pasojë e lëndimeve viktima ka pranuar tretman mjekësor. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.”

Related Posts

Ledri nis pushimet në këtë vend luksoz, ja kush po e shoqëron!

Ledri Vula është një nga artistët që komentohet shumë jetën e tij. Ai së fundmi ka nisur pushimet në Ibiza me shoqërinë e tij. Ai ndau disa…

“Call Center”, dëm 10 milion euro/ Goditet rrjeti i mashtrimeve në Europë, mbi 10 mijë raste, përfshihet edhe Kosova

Një operacion ndërkombëtar është finalizuar në datën 18 Prill 2024, në Shqipëri, mes Prokurorisë së Posaçme dhe autoriteteve të huaja gjermane, por edhe agjencitë si Eurojust apo…

Shokët e bëjnë ‘hor’ Bucin, e publikojnë në këtë gjendje

Fatmir Spahiu është njëri nder aktorët më të pëlqyer në vend dhe rajon. Ai u bë i njohur më shumë me rolin e Orhanit tek Seriali Kafeneje…

Këngëtarja e njohur ofendon publikisht motrën e saj:“K*rvë e vogël”

Përmes një video të publikuar në profilin e saj të Instagramit, në Instastory, e cila edhe pse u fshi vetëm pak minuta më vonë, por u bë…

Kastrati vendos ‘delen’ mbi foltore: Qeveria po mashtron por populli nuk është dele

Gjatës seancës së Kuvendit ku po diskutohet që nga mëngjesi për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për të Drejtat e Njeriu, deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati,…

Rrahën njëri-tjetrin deri në vdekje?! Dyshimet për vdekjen e të moshuarve në Dropull, momenti kur dalin trupat (Video)

Kosta Ilia 84 vjeç dhe Kleoniqi Ilia 88 bashkëshortë mes tyre janë gjendur të pajetë këtë mëngjes brenda banesës së tyre në fshatin Bodrishtë të Dropullit. Motra…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *