Ky është Edin Nevzati, admini i grupit ‘Albkings’ që terrorizoi vajzat me publikimin e videove nudo

Ditën e mërkurë, Prokuroria Themelore e Prishtinës njoftoi se është arrestuar njëri nga administratorët e grupit “AlbKings” në Telegram, ku bëhej shpërndarja e fotografive dhe videove të ndryshme intime të vajzave dhe grave.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin publik se pas publikimit të informatave në media për aktivitetet e grupit “Albkings” në rrjetin social “Telegram”, sipas detyrës zyrtare, ka iniciuar hetime dhe në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës-Njësinë e Hetimeve të Krimeve Kibernetike ka ndërmarrë veprime hetimore në identifikimin e personave të cilët kanë menaxhuar këtë llogari dhe grupe të tjera që ndërlidhen me këtë grup, e përmes së cilit është bërë shpërndarja e fotografive dhe videove të ndryshme intime të femrave në aplikacionin e lartcekur, përfshirë edhe të dhënat personale të tyre për ofrimin e shërbimeve seksuale”, thuhet në njoftim.

FOTO: Edin Nevzati administrator i grupit ‘Albkings’

Sot, 18 prill, Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore, duke ia caktuar masën e paraburgimit prej një muaji, administratorit të grupit “Albkings”.

Kjo u konfirmuar nga zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi.

Poashtu, Prokuroria i ka bërë apel të të dëmtuarave që të lajmërohen në stacionet më të afërta policore për bashkëpunim me organet e rendit.

“AlbKings” ishte një grup i krijuar në Telegram, në të cilin postoheshin foto e video intime të grave që më pas shërbenin për shantazh. Grupi ishte mbyllur javë më parë, ndërsa të martën u arrestua njëri nga administratorët e këtij grupi.

Related Posts

E rëndë: 44-vjeçarja në Prishtinë bie nga shkallët e katit të dytë, djali e shtyu pasi s’i dha para

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për…

Fëmija 9-vjeçar sulmohet nga bashkëmoshatarët në Damjan të Gjakovës, intervenon Policia

Përleshjet mes të rinjve janë goxha të shpeshta në vendin tonë dhe shpesh në të tilla raste përfshihen edhe të miturit. Herë të vetëm e herë në…

Kusari ‘godet’ Tërnavën: S’mundet me ia imponu Kuvendit orientimin fetar

Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka folur edhe për Kodin Civil, që një pjesë e tij përfshinë edhe të drejtën e personave të…

Dhunë fizike e presion, gruaja nga Peja e denoncon bashkëshortin për keqtrajtim

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë…

Dioni i vogël vuan nga tumori në veshka: Ka nevojë urgjente për ndihmë

Sidrit Bejleri nga Fondacioni Firdeus ka njoftuar për rastin e Dionit i cili është vetëm 14 muaj dhe vuan nga një sëmundje e rëndë, raporton Gazeta Sinjali….

‘Hiqi duart nga aty’, Romeo e vë në siklet Heidin teksa po qëndronin të shtrirë

Romeo Veshaj dhe Heidi Baci po vazhdojnë të shijojnë lidhjen e tyre në Big Brother VIP Albania. Ata po kalojnë momente të bukura së bashku, ndonëse kanë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *