Rrahja brutale e të riut në motel: Këta janë katër të dyshuarit, mes tyre edhe vajza që qëndroi me të

Një rast jo fort i zakontë që dyshohet se ka ndodhur së fundmi në një motel në rajonin e Prishtinës po hetohet nga Prokuroria pas denoncimit të një 31-vjeçari, i cili dyshohet se ra në kurthin e një grupi prej disa personash.

Gazeta Sinjali raportoi të mërkurën se i riu u përballë me sulm e vjedhje, mëngjesin e 14 prillit në “Villa – Motel Hilton”.

Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se katër personat e dyshuar janë F.Shabani, Q.Shabani dhe B.Shabani – që kanë përfunduar në ndalim policor, ndërsa vajza e dyshuar D.Shabani është liruar.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se rasti është raportuar para disa ditësh nga viktima, i cili ka kërkuar ndihmën e Policisë për incidentin që i ndodhi të dielën.

Në dëshminë e tij të dhënë para hetuesve policorë, i riu ka rrëfyer se gjithçka nisi pasi shkoi në motelin “Villa – Motel Hilton” me 28-vjeçaren, ku qëndruan bashkë për një kohë jo fort të gjatë.

Gjatë kësaj periudhe, në dhomën ku ata ndodheshin, u futën tre të dyshuarit, të cilët e zunë viktimën në gjumë dhe filluan ta sulmonin, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Related Posts

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Një person ka marrë lëndime trupore sot te Liqeni i Batllavës në Orllan, pasi i njëjti është therur me thikë, në një përleshje ku ishin përfshirë edhe…

Njëri nga të plagosurit në Lupç të Podujevës është në rrezik për jetë

Njëri prej katër të plagosurve me armë në Lupç të Podujevë është në rrezik për jetë, ka thënë mjeku kujdestar në Klinikën Emergjente në QKUK, Agron Çitaku….

Ishte e lodhur dhe e zuri gjumi në divan, nëna e 6 fëmijëve gjendet pa shenja jete

Ejlin Azzopardi u sëmur pa paralajmërim në 31 mars, kur sapo kishte kaluar kohë me familjen dhe u ndje e lodhur e donte të shtrihej, madje as…

Tritoli në zyrën e noteres/ Zbardhet ngjarja në Tiranë, arrestohet autori (EMRI)

Është zbardhur ngjarja e ndodhur rreth dy muaj më parë në Tiranë, ku një zyre noterie iu vendos lëndë plasëse. Mësohet se në pranga ka rënë Paulin…

Elga shfaqet në gjendje jo të mirë shëndetësore, mbërrin zarfi në BBV3

Banorja e Big Borther VIP, Egla Ceno është në gjendje jo të mirë shëndetësore. Në ambientet e shtëpisë janë futur disa mjekë, të cilët po kujdesen për…

Pesë persona ndalohen për 48 orë për rastin në Lupç ku u plagosën 4 persona

Pesë persona janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar për plagosjet në Lupç të Podujevës. Lajmin e konfirmoi zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *