U kapën me të dyshuarin dhe doli nga vetura – Çka u zbulua gjatë hetimit për vdekjen e dyshimtë të 23-vjeçares?

Një person është arrestuar lidhur me rastin tragjik të vdekjes së 23-vjeçares ukrainase, Olena Kozii në autostradën “Arbën Xhaferi”, në muajin shkurt.

Personi që u prangos dyshohet se natën kritike ka qenë me viktimën në veturën e tij.

Sinjali raportoi ekskluzivisht se i arrestuari nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Mos evitimi i rrezikut” është Hazir Gashaj, 36-vjeçar, ndaj të cilit, Prokurori i Shtetit tashmë ka lëshuar urdhër për ndalim policor.

Çka u zbulua gjatë hetimit për vdekjen e dyshimtë të 23-vjeçares?

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se si rezultat i hetimit të nisur nga Hetimet Rajonale në Ferizaj në koordinim me Prokurorin e Shtetit, u zbulua se i dyshuari fillimisht ka pasur një mosmarrëveshje me viktimën, teksa ishin në lëvizje me veturën e tij.

Konflikti i tyre dyshohet se eskaloi dhe më pas 23-vjeçarja kishte vendosur që të dalë nga vetura, me ç’rast i dyshuari e kishte lënë diku në autostradë.

E vetmuar dhe në këmbë, ukrainasja dyshohet se më pas është goditur nga një automjet që po qarkullonte, duke pësuar plagë të rënda dhe fatkeqësisht vdiq në vend, raporton Sinjali.

Deri më tani, të njëjtat burime thonë se akoma nuk është identifikuar shoferi që e ka goditur viktimën për vdekje.

Related Posts

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Një person ka marrë lëndime trupore sot te Liqeni i Batllavës në Orllan, pasi i njëjti është therur me thikë, në një përleshje ku ishin përfshirë edhe…

Njëri nga të plagosurit në Lupç të Podujevës është në rrezik për jetë

Njëri prej katër të plagosurve me armë në Lupç të Podujevë është në rrezik për jetë, ka thënë mjeku kujdestar në Klinikën Emergjente në QKUK, Agron Çitaku….

Ishte e lodhur dhe e zuri gjumi në divan, nëna e 6 fëmijëve gjendet pa shenja jete

Ejlin Azzopardi u sëmur pa paralajmërim në 31 mars, kur sapo kishte kaluar kohë me familjen dhe u ndje e lodhur e donte të shtrihej, madje as…

Tritoli në zyrën e noteres/ Zbardhet ngjarja në Tiranë, arrestohet autori (EMRI)

Është zbardhur ngjarja e ndodhur rreth dy muaj më parë në Tiranë, ku një zyre noterie iu vendos lëndë plasëse. Mësohet se në pranga ka rënë Paulin…

Elga shfaqet në gjendje jo të mirë shëndetësore, mbërrin zarfi në BBV3

Banorja e Big Borther VIP, Egla Ceno është në gjendje jo të mirë shëndetësore. Në ambientet e shtëpisë janë futur disa mjekë, të cilët po kujdesen për…

Pesë persona ndalohen për 48 orë për rastin në Lupç ku u plagosën 4 persona

Pesë persona janë ndaluar për 48 orë si të dyshuar për plagosjet në Lupç të Podujevës. Lajmin e konfirmoi zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *