“Vëllai yt don me të nda nga unë”: Aktakuza ndaj Edmond Lajqit zbulon detaje për marrëdhënien e çiftit në Pejë

Rreth dy vite më parë, Edmond Lajqi ishte shpallur fajtor për dhunë ndaj bashkëshortes së tij Gjyljeta Ukellës.

Gjykata e kishte dënuar Lajqin, i cili sot vrau bashkëshorten e tij, me vetëm 400 euro gjobë.

Rasti i cili ka ndodhur në shtator të vitit 2021, ishte denoncuar në Polici nga vet Ukella, tregon aktakuza e Prokurorisë Themelore në Pejë.

Sipas dokumentit të aktakuzës, Lajqi akuzohej për dhunë psiçike të ushtruar ndaj Ukellës.

“Me datë 22.09.2021, rreth orës 17:40, në Pejë, pikërisht në shtëpinë e tij, ushtron dhunë psiçike ndaj bashkëshortes së tij, të dëmtuarës Gjyljeta Ukella”, thuhet në aktakuzë.

Lajqi, i cili ishte një burrë i papunë, e kishte ofenduar vazhdimisht Ukellën për tri-katër vite me radhë.

Bazuar në aktakuzën e Prokurorisë, Lajqi i thoshte bashkëshortes së tij vëllai i saj ka synim ta ndajë nga ai.

“I pandehuri ka 3-4 vite vazhdimisht e ofendon me fjalë të dëmtuarën, duke i thënë se ‘ti je k*rvë, vëllai yt po don me të nda dhe me të martu me miqësinë e tij’, ‘gjysma e Pejës janë frajerat tu’ e shumë fjalë të tjera, ku e njëjta e lajmëron rastin në Polici”, thuhet në aktakuzë.

Bazuar në këtë aktakuzë, pas gjykimit, Gjykata Themelore në Pejë e kishte shpallur atë fajtor për dhunë në familje.

Ai ishte dënuar me 100 euro gjobë dhe me burgim prej 3 muajsh, por që pas kërkesës së tij ky dënim i ishte zëvendësuar me gjobë në shumë prej 300 eurosh.

Gjyljeta Ukella u vra mëngjesin e sotëm në banesën ku jetonte bashkë me familjen në Pejë.

Ajo la pas vetes tre fëmijë. /Paparaci

Shiko foton:

Related Posts

Arrestohet ‘Valmir bossi’ i TikTok-ut nën dyshimet për abuzim seksual

I riu i njohur si ‘Valmir bossi’ në rrjetin social TikTok ёshtё arrestuar nёn dyshimin pёr abuzim seksual. Sinjali publikoi sot pamjet e këtij rasti të tmerrshëm,…

Frizeri i njohur: Nuk mundesh me hy në estradë pa kaluar kah Riza

Riza është frizeri i cili është bërë viral me videot e tij të publikuara në rrjetet sociale. Sot ai ishte i ftuar në emisionin “Kosova Today”, ku…

Qëndrim Januzi dënohet me 17 vjet burgim për vrasjen e 30-vjeçarit në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Qëndrim Januzi, për vrasjejn e Gazmend Hysenit, në maj të 2022-ës në Ferizaj, duke e dënuar me…

“Bild” raporton se Rrustem Llapi e kreu vrasjen për një borxh 15 mijë euro

Një borxh prej 15 mijë eurove dyshohet se ka qenë arsyeja pse Rrustem Llapi e qëlloi për vrasje reperin gjerman me origjinë serbe, Aleks M. Siç raporton…

Po kthehej me burrin nga Zvicra, kjo është gruaja nga Lipjani që vdiq teksa aeroplani po ateronte

Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë në aeroplanin që u nis nga Baseli i Zvicrës për në Kosovë, pasi një grua e moshuar pësoi infarkt dhe…

Kreu marrdhënie me motrën e tij, prokuroria nis hetimet

Një person është ndaluar për 48 orë nga Prokurori i Shtetit. Ai dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me familjaren e tij. Lidhur me rastin Prokuroria ka…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *