Burri që vrau gruan në Pejë mund të dënohet nga 10 vjet deri në burgim të përjetshëm

Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurit Edmond Lajçi, i dyshuar për vrasjen e gruas së tij, Gjyljeta Ukella.

Sipas një komunikate për media të mërkurën, Gjykata pohon se për Lajçin parashihet dënim me burgim prej së paku dhjetë vite ose dënim me burgim të përjetshëm.

“Të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj pasi që gjyqtari i procedurës paraprake konstatoi se kërkesa e prokurorit është e bazuar dhe e mbështetur në prova që e vërtetojnë ekzistimin e dyshimit të bazuar se i pandehuri e ka kryer veprën penale, po ashtu gjatë fazës së hetimeve pritet të dëgjohen të dëmtuarit dhe pritet të sigurohen provat materiale, e më pas do të dëgjohet edhe i pandehuri, ashtu që ekzistojnë rrethana të posaçme që tregojnë se me gjetjen e mundshme të pandehurit në liri, i njëjti do të pengoj rrjedhën normale të procedurës penale duke ndikuar në dëshmitarë në drejtim të dhënies së dëshmisë në favor të tij”.

“Po ashtu, duke pasur parasysh peshën e veprës penale për të cilën dyshohet i pandehuri, e cila hyn në kategorinë e veprave të rënda penale, te e cila shprehet një shkallë e lartë e kundërligjshmërisë, e për të cilën vepër parashihet dënim me burgim së paku dhjetë (10) vite ose dënim me burgim të përjetshëm, pastaj duke pas parasysh mënyrën dhe rrethanën në të cilën është kryer vepra penale, ku i pandehuri ditën kritike e ka privuar nga jeta anëtarin e familjes – bashkëshorten e tij si dhe faktin se i pandehuri edhe më parë ka qenë i dënuar për vepër penale, e i cili dënim fare nuk ka ndikuar në risocializimin e tij e as në parandalimin nga kryerja e veprave të tjera penale si dhe duke pas parasysh se raportet me familjen e viktimës janë të acaruara, gjykata ka gjetur se të gjitha këto tregojnë rrezikun se me gjetjen e mundshme të pandehurit në liri, ekziston rreziku potencial se i njëjti mund ta kryej ndonjë vepër të re penale”./Paparaci

Related Posts

Santiana: I fali pesë vaktet, lidhja ime me Zotin është diçka personale

Në një intervistë të fundit, Santiana Maloku ka ndarë me sinqeritet dhe ndjenjë detaje të thella nga jeta e saj personale. Pasi u përfol shumë për shkak…

Basha-Haradinajt: Vuçiqi po kërkon terrenin si me juve, ku e ka pas Radojqiçin shef në veri

Pas konferencës së djeshme të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka reaguar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai e ka fajsuar Vuçiqin për situatën në Veri, ndërkohë…

Besimtare myslimane dhe jetë luksoze – 19-vjeçarja shqiptare që ka ndezur polemikat

Hatixhe Brika, është vetëm 19 vjeç. Por ajo është kthyer në një përsonazhe të njohur në rrjetet sociale, teksa së fundmi i është hequr patenta, si dhe…

Krasniqi: Ura mbi lumin Ibër do të hapet vetëm në koordinim me KFOR-in

“Urën do ta hapim vetëm në koordinim me KFOR-in”, kështu tha ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Për Arbëria.Tv, ai i është kundërpërgjigj presidentit të Serbisë, Vuçiq, kur…

VIDEO/ Pësoi apo jo aksident? Meriton Mjekiqi sqaron ndjekësit

Meriton Mjekiqi i ka demantuar lajmet në të cilat thuhej se ai ka pësuar aksident. Teksa falenderon të gjithë për interesimin ai thotë se është duke u…

Heidi vulosë ndarjen nga Romeo?

Një nga ngjarjet më të përfolura të medias rozë gjatë ditëve të fundit ka qenë ndarja e përfolur mes Romeo Veshajt dhe Heidi Bacit. Prej ditësh po…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *