Situata cilësohet alarmante: Dy gra u vranë nga burrat brenda pesë ditësh në Kosovë

Përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe partiake kanë reaguar për vrasjen e një gruaje në Pejë që ndodhi të martën e edhe për vrasjen e së premtes në Ferizaj, duke e konsideruar situatën alarmante.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se dënimi maksimal është minimumi për vrasësit pasi ata “po e konsiderojnë të drejtë absolute vrasjen e grave”.

Sipas Kusarit, dhuna ndaj grave po shpërfaqet brutalisht çdo ditë.

“Viktima e dytë e femicidit në Kosovë brenda pak ditëve, nga Ferizaji në Pejë. Viktima e sotme prapë e vrarë nga bashkëshorti në shtëpinë e saj. Kjo është alarmante dhe tregon për çrregullim të rëndë social dhe një rrugë tranzicioni pa mekanizma sigurues në shoqërinë tonë në rrugëtimin drejt barazisë. Numër alarmant i burrave në shoqëri po e konsiderojnë të drejtën absolute deri në vrasje, ndaj gruas dhe kjo kërkon trajtim serioz në të gjitha nivelet. Denimi maksimal është minimumi për vrasësit, ndërsa trajtimi i normave shoqërore në thelbin e tyre duhet rishikuar dhe ridefinuar. Nuk mund të humbim vajzat dhe gratë ndaj dhunës së pakontrollë që po shpërfaqet brutalisht çdo ditë e më shumë”, ka shkruar në Facebook deputetja e partisë në pushtet.

Alarmante e ka konsideruar situatën edhe nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku.

“Edhe një grua u vra sot në Pejë. Nga bashkëshorti. Situata është alarmante. S’po mundem me gjetë as fjalë”, ka shkruar ajo në Facebook.

Për rastin ka reaguar edhe Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Pejë.

“Të tronditur thellë nga vrasja makabre e koleges tonë, punëtores shëndetësore te stomatologjisë të ndjerës Gjyljeta Ukella. E ndjera Gjyljetë per dy dekada shërbeu si asistente e stomatologut në Poliklinikën Stomatologjike në Pejë. Do të mbetet ne kujtimet e secilit koleg për punën dhe urtësinë që e ka karakterizuar personalitetin e Gjyljetes”, thuhet në reagim.

Related Posts

E rëndë: 44-vjeçarja në Prishtinë bie nga shkallët e katit të dytë, djali e shtyu pasi s’i dha para

Numri i rasteve të dhunës në familje ka marrë përmasa shqetësuese në vendin tonë, pasi çdo ditë persona të ndryshëm përfundojnë në pranga si të dyshuar për…

Fëmija 9-vjeçar sulmohet nga bashkëmoshatarët në Damjan të Gjakovës, intervenon Policia

Përleshjet mes të rinjve janë goxha të shpeshta në vendin tonë dhe shpesh në të tilla raste përfshihen edhe të miturit. Herë të vetëm e herë në…

Kusari ‘godet’ Tërnavën: S’mundet me ia imponu Kuvendit orientimin fetar

Mimoza Kusari-Lila, shefe e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje ka folur edhe për Kodin Civil, që një pjesë e tij përfshinë edhe të drejtën e personave të…

Dhunë fizike e presion, gruaja nga Peja e denoncon bashkëshortin për keqtrajtim

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë…

Dioni i vogël vuan nga tumori në veshka: Ka nevojë urgjente për ndihmë

Sidrit Bejleri nga Fondacioni Firdeus ka njoftuar për rastin e Dionit i cili është vetëm 14 muaj dhe vuan nga një sëmundje e rëndë, raporton Gazeta Sinjali….

‘Hiqi duart nga aty’, Romeo e vë në siklet Heidin teksa po qëndronin të shtrirë

Romeo Veshaj dhe Heidi Baci po vazhdojnë të shijojnë lidhjen e tyre në Big Brother VIP Albania. Ata po kalojnë momente të bukura së bashku, ndonëse kanë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *