“Ti je k**vë, gjysma e Pejës janë frajerat e tu” – Dosja që tregon për dhunën psikike që Edmondi kishte ushtruar ndaj gruas së tij Gjyljeta Ukella

I dyshuari për vrasjen e gruas së tij në Pejë, kishte një të kaluar në polici. Gjykata Themelore në Pejë ka konfirmuar për Gazetën Insajderi se, Edmond Lajqi i dyshuar për vrasjen gruas në Pejë, me 1 shkurt të vitit 2022 është shpallur fajtor për dhunë në familje.

https: 

Insajderi ka arritur ta sigurojë edhe aktakuzën e Gjykatës Themelore në Pejë të vitit 2021.

Në aktakuzën e 5 tetorit 2021 theksohet se Lajqi ka ushtruar kryer veprën penale “dhunë në familje”.

https: 

Aty thuhet se ai kishte kryer dhunë psiqike ndaj Gjyljeta Ukellës, duke e fyerë me fjalë si “ku*v”, “gjysma e Pejës janë frajerat e tu”.

“Pikërisht ne shtëpinë e tij, ushtron dhunë psiqike ndaj bashkëshortes të tij, të demtuarès Gjyljeta Ukella, ne atë mënyrë që, ditën kritike pas një zënke verbale qe kishin në mes veti, (për shkakë se i pandehuri ka 3-4 vite vazhdimisht e ofendon me fjalë të dëmtuarën ) duke i thënë se “ti je krvè, vëllai yt po don me të nda dhe me të martu me miqasin e tij, gysma e Pejës, janë frajerat e tu, e shumë fjalë të tjera, ku e njëta e lajmëron rastin ne polici“, thuhet në aktakuzën e siguruar nga Gazeta Insajderi.

Ndryshe Gjykata Themelore në Pejë ka konfirmuar për Gazetën Insajderi se, i dyshuari për vrasjen gruas në Pejë, me 1 shkurt të vitit 2022 është shpallur fajtor për dhunë në familje.

Sipas gjykatës, ai ishte dënuar fillimisht me tre muaj burg, por që pas kërkesës kjo masë i është zëvendësuar me gjobë në shumë prej treqind (300) euro.

“Lidhur me pyetjen e parashtruar nga ana juaj, për të kaluarën kriminale të personit të dyshuar për vrasjen e gruas së tij në Pejë, ju njoftojmë se i njejti me Aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm, ttë datës 01.02.2022, është shpall fajtor për vepër penale dhuna në familje nga neni 248 par.1 të KPRK-së, për të cilën vepër I është shqiptuar dënim me gjobë në shumë prej njëqind (100) euro, të cilën gjobë është obliguar që t’a paguaj në afat prej tre (3) muaj pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit si dhe dënim me burgim në kohëzgjatje prej tre (3) muaj, I cili dënim me kërkesën e të pandehurit I është zëvendësuar me dënim me gjobë në shumë prej treqind (300) euro, e të cilin dënim është obliguar t’a paguaj jo më vonë se tre (3) muaj pasi aktgjykimi të bëhet i plotfuqishëm. Ndaj aktgjykimit palët nuk kanë ushtruar ankesë, andaj aktgjykimi ka marrë formën e prerë me datë 25.02.2022 dhe i dënuari pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit, në tërësi e ka paguar dënimin me gjobë. Me respekt, Gjykata Themelore në Pejë”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës dhënë për Insajderin.

Gjyljeta Ukella dyshohet se u privua nga jeta nga bashkëshorti i saj sot rreth orës 08:15, në banesën e tyre në qendër të Pejës.

Rasti u konfirmua nga organet e drejtësisë, të cilët kanë thënë se tashmë është duke u intervistuar i dyshuari, Edmond Lajqi.

Për Gazeta Insajderi, ka folur shkurtimisht edhe vëllai i Gjyljeta Ukellës.

Ai ka thënë se i dyshuari për vrasje, bashkëshorti i saj ka qenë në depresion.

Sipas tij i Edmond Lajqi ka probleme edhe lëndët narkotike.

“Hala se dim çka ka ndodh, a është dorëzuar dorasi në polici. Dhandrri u kanë në depresion. Me aq sa kemi njohuri dhune fizike nuk ka pas. Mbi 4-5 herë e ka denoncuar. Dhune psiqike ka pas. Ka qenë narkoman”, tha ai.

Related Posts

Santiana: I fali pesë vaktet, lidhja ime me Zotin është diçka personale

Në një intervistë të fundit, Santiana Maloku ka ndarë me sinqeritet dhe ndjenjë detaje të thella nga jeta e saj personale. Pasi u përfol shumë për shkak…

Basha-Haradinajt: Vuçiqi po kërkon terrenin si me juve, ku e ka pas Radojqiçin shef në veri

Pas konferencës së djeshme të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka reaguar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai e ka fajsuar Vuçiqin për situatën në Veri, ndërkohë…

Besimtare myslimane dhe jetë luksoze – 19-vjeçarja shqiptare që ka ndezur polemikat

Hatixhe Brika, është vetëm 19 vjeç. Por ajo është kthyer në një përsonazhe të njohur në rrjetet sociale, teksa së fundmi i është hequr patenta, si dhe…

Krasniqi: Ura mbi lumin Ibër do të hapet vetëm në koordinim me KFOR-in

“Urën do ta hapim vetëm në koordinim me KFOR-in”, kështu tha ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Për Arbëria.Tv, ai i është kundërpërgjigj presidentit të Serbisë, Vuçiq, kur…

VIDEO/ Pësoi apo jo aksident? Meriton Mjekiqi sqaron ndjekësit

Meriton Mjekiqi i ka demantuar lajmet në të cilat thuhej se ai ka pësuar aksident. Teksa falenderon të gjithë për interesimin ai thotë se është duke u…

Heidi vulosë ndarjen nga Romeo?

Një nga ngjarjet më të përfolura të medias rozë gjatë ditëve të fundit ka qenë ndarja e përfolur mes Romeo Veshajt dhe Heidi Bacit. Prej ditësh po…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *