Krejt çka dihet deri më tani për vrasjen e gruas në Pejë nga bashkëshorti i saj

Një ngjarje tronditëse në orët e para të ditës së sotme ka ndodhur në Pejë, ku Edmond Lajçi dyshohet se vrau gruan e tij. Siç bën të ditur Policia dhe Prokuroria, tashmë i dyshuari është arrestuar për ngjarjen e rëndë që ndodhi midis qytetit të Pejës, shkruan Periskopi.

Nga raportimet në media, thuhet se ishte vet Edmond Lajçi ai i cili u dorëzua në Polici dhe raportoi për vrasjen ndaj bashkëshortes në banesën ku jetonin në Pejë.

Sipas raportimeve, Lajçi ishte i dënuar në vitin 2021 me 400 euro gjobë për dhunë në familje.

Për Periskopin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Driton Rugova ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen e Gjyljeta Ukellit.

“Sot rreth orës 08:15, Policia është informuar se në rrugën Bill Clinton në Pejë, ka ndodhur një rast, Policia menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjës gjithashtu edhe ekipi mjekësor të cilet kanë konstatuar vdekjen e viktimës ( femër), i dyshuari këtij rasti është arrestuar dhe ndodhet ne objektet e Stacionit Policor në Pejë”ka thënë ai.

Edhe Prokuroria Themelore e Pejës është deklaruar në lidhje me rastin. Në një përgjigje për Express, zëdhënësi i kësaj prokurorie Shkodran Nikçi tha se është sekuestruar edhe arma me të cilën dyshohet se është kryer krimi.

“Kryeprokurorit dhje Prokurori i krimeve të rënda së bashku me të gjitha njësitet policore relevante janë në vendin e ngjarjes ku dyshohet se bashkëshorti e ka vrarë gruan e tij. I dyshuari është arrestuar dhe i është sekuestruar arma, ndërsa në vendin e ngjarjes janë duke u kryer të gjitha hetimet e nevojshme. Jemi në pritje të ekipit të mjekësisë ligjore për të marrë trupin e pajetë”, ka thënë Nikçi.

Për rastin tronditës, ka reaguar edhe Institucionet e larta shtetërore.

Presidentja Vjosa Osmani tha se të gjithë duhet që të bëhen bashkë për tra ndalur vrasjen e grave dhe vajzave në Kosovë.

“Fatkeqësisht, sot të gjithë jemi zgjuar në mëngjes me lajmin e tmerrshëm për vrasjen edhe të një gruaje nga bashkëshorti i saj. Ky fenomen i tmerrshëm që po e plagos shoqërinë dhe shtetin tonë, ky femicid i cili për fat të keq ka marrë përmasa të jashtëzakonshme, duhet të ndalet me çdo kusht. Dhe, mënyra e vetme për ta ndaluar atë është në qoftë se rizgjohemi të gjithë si shoqëri, si shtet, e si komb. Rizgjohemi sërish në këmbë kundër këtij fenomeni sepse nuk jemi jetë vajzash e grash për të humbur”, tha Osmani.

Osmani tha se kjo ngjarje ndodhi një ditë pas nisjes së edicionit të dytë të Forumit për Gratë, Paqe dhe Siguri, ku u diskutua për dhunën ndaj grave.

“Ju bëj thirrje të gjithëve, aktivistë të shoqërisë civile, institucione të sigurisë e drejtësisë, qytetarë, gra e burra bashkë që të ndalim një herë e përgjithmonë dhunën mbi bazë gjinore, që po e njollos shtetin tonë dhe mund ta shkatërrojë atë përbrenda”, shtoi Osmani.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, thotë se është e patolerueshme se si brenda 4 ditëve u vranë dy gra nga bashkëshortët e tyre.

Lexo edhe: 

Miftaraj, Haxhiut: Cila është përgjegjësia juaj – a përfundon vetëm me shkrime në rrjetet sociale si me qenë pjesëtare e shoqërisë?

Reagim ka pasur edhe nga nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, e cila shprehet e shqetësuar për ngjarjet e tilla tronditëse në vend. Ajo thotë se situata është alarmante.

E shokuar për vrasjen në Pejë, ka reaguar edhe deputetja Blerta Deliu e cila ka përmendur edhe faktin se si kjo ngjarje e tmerrshme ndodhi edhe në kohën kur pikërisht në Kosovë po mbahet Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Related Posts

Santiana: I fali pesë vaktet, lidhja ime me Zotin është diçka personale

Në një intervistë të fundit, Santiana Maloku ka ndarë me sinqeritet dhe ndjenjë detaje të thella nga jeta e saj personale. Pasi u përfol shumë për shkak…

Basha-Haradinajt: Vuçiqi po kërkon terrenin si me juve, ku e ka pas Radojqiçin shef në veri

Pas konferencës së djeshme të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka reaguar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai e ka fajsuar Vuçiqin për situatën në Veri, ndërkohë…

Besimtare myslimane dhe jetë luksoze – 19-vjeçarja shqiptare që ka ndezur polemikat

Hatixhe Brika, është vetëm 19 vjeç. Por ajo është kthyer në një përsonazhe të njohur në rrjetet sociale, teksa së fundmi i është hequr patenta, si dhe…

Krasniqi: Ura mbi lumin Ibër do të hapet vetëm në koordinim me KFOR-in

“Urën do ta hapim vetëm në koordinim me KFOR-in”, kështu tha ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Për Arbëria.Tv, ai i është kundërpërgjigj presidentit të Serbisë, Vuçiq, kur…

VIDEO/ Pësoi apo jo aksident? Meriton Mjekiqi sqaron ndjekësit

Meriton Mjekiqi i ka demantuar lajmet në të cilat thuhej se ai ka pësuar aksident. Teksa falenderon të gjithë për interesimin ai thotë se është duke u…

Heidi vulosë ndarjen nga Romeo?

Një nga ngjarjet më të përfolura të medias rozë gjatë ditëve të fundit ka qenë ndarja e përfolur mes Romeo Veshajt dhe Heidi Bacit. Prej ditësh po…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *