Pasuria mbi 10 milionë euroshe e Besit dhe Xhensilës- A do të fillojë SPAK-u hetimet?

Pasuria në emrin aktorit të humorit Besart Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj është mbi 10 milionë euro, me burim të dyshimtë dhe të pajustifikuar me të ardhurat e ligjshme të çifit.

Po flitet për një pasuri dhe investime që mund të verifikohen dhe dokumentohen lehtësisht edhe nga Prokuroria e Tiranës ose SPAK-u, nëse do të nisë një hetim kryesisht.

Janë investime të bëra 2-3 vitet e fundit. Edhe një biznesmen i madh, me historik biznesi prej 3 dekadash, nuk investon dot miliona euro në një hark kaq të shkurtër kohor, vetëm nëse pastron para.

Prapaskena po risjellë edhe një herë prova, fakte dhe të dhëna lehtësisht të verifikueshme mbi pasurinë e çiftit Besart Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, çift i cili thuhet se po ndahet.

Restorant e kompleks sportiv disa milionë euro

Në maj të vitit të kaluar Besart Kallaku ka regjistruar një biznes në Mëzez, Kashar, në krah të rrugës kryesore.

Biznesi në Kashar

Është një investim mbi 2 milionë euro, ku përfshihen Kompleksi Sportiv Noku, kënde lojërash për fëmijë, një restorant, piceri etj, me emrin Burger Ija.

Ky biznes mban emrin e gjyshes së Besart Kallakut, Ijes. Përdorimi i gjysheve për të kamufluar bizneset është një tipar kryesisht i grupeve kriminale dhe i trafikantëve të kokainës. Në këtë rast, Bes Kallaku, biznesin e ka në emrin e tij, por i ka vendosur emrin e gjyshes.

Vetëm investimi për kuzhinën e këtij restoranti ka kushtuar mbi 400 mijë euro. Prapaskena ka të dhëna se përmes këtij biznesi, Bes Kallaku po pret fatura fiktive, duke rritur xhiron, me qëllim pastrimin e parave të pista.

Shtëpi 1 milionë euro te Liqeni i Thatë

Besart Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj, muajt e fundit, kanë blerë një shtëpi me vlerë mbi 1 milionë euro pranë Kopshtit Zoologjik, një nga zonat e shtrenjta të Tiranës.

Prapaskena mëson se vetëm arredimi i brendshëm ka kushtuar mbi 400 mijë euro, ndonëse në letra ka gjasa të jetë deklaruar shumë herë më pak.

Xhensila, klinikë 2 milionë euro

Në maj të vitit 2021, Xhensila Myrtezaj ka hapur një klinikë dermoestetike te Liqeni i Thatë.

Bëhet fjalë për klinikën Silabel, një investim me vlerë mbi 2 milionë euro.

Në të njëjtën zonë, çifti ka ble edhe shtëpinë e re, katin e fundit të një pallati.

Nuk dihet burimi i parave për këtë investim. Xhensila Myrtezaj është pronare e dy kompanive pothuajse fantazmë, pa aktivitet të dokumentuar dhe bilance, si këngëtare, këshillime për reklama dhe shitje produkte estetike, me afresë te Liqeni i Thatë.

Xhensila, palestër dhe disa shtëpi

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj është pronare e një palestre në Sauk dhe e disa shtëpive në Tiranë.

Bëhet fjalë një investim tjetër disa milionë euro me para që nuk u dihet burimi.

Zonja Myrtezaj demostron luksin edhe tek veshjet e shtrenjta. Aksesorët dhe veshjet e këngëtares kushtojnë mijëra euro.

Besi, restorant peshku

Besart Kallaku është bashkëpronar i një restoranti peshku në Tiranë, Loku & Arditi Fisherman, hapur në vitin 2017, një investim ky gjithashtu me burim të dyshimtë parash.

Aktoru i humori posedon edhe disa makina luksoze dhe apartamente, që të gjitha me burim të dyshimtë parash.

Çifti dy vila miliona euro

Me finalizimin e divorcit të shumëpërfolur, Besi dhe Xhensila pritet të ndajnë edhe dy vila në komplekset e oligarkëve, një në afërsi të Tiranës dhe tjetrën në Gjirin e Lalzit.

Vlera e tyre është disa milionë euro.

Burimi e parave si gjithnjë mbetet mister.

Edhe nëse tashmë i kanë kaluar në emra të tjerë, prokuroria mund të sekuestrojë mjaftueshëm pamje filmike ku Besi dhe Xhensila shfaqen në vilat e tyre.

Shiko fotot:

Related Posts

Santiana: I fali pesë vaktet, lidhja ime me Zotin është diçka personale

Në një intervistë të fundit, Santiana Maloku ka ndarë me sinqeritet dhe ndjenjë detaje të thella nga jeta e saj personale. Pasi u përfol shumë për shkak…

Basha-Haradinajt: Vuçiqi po kërkon terrenin si me juve, ku e ka pas Radojqiçin shef në veri

Pas konferencës së djeshme të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka reaguar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai e ka fajsuar Vuçiqin për situatën në Veri, ndërkohë…

Besimtare myslimane dhe jetë luksoze – 19-vjeçarja shqiptare që ka ndezur polemikat

Hatixhe Brika, është vetëm 19 vjeç. Por ajo është kthyer në një përsonazhe të njohur në rrjetet sociale, teksa së fundmi i është hequr patenta, si dhe…

Krasniqi: Ura mbi lumin Ibër do të hapet vetëm në koordinim me KFOR-in

“Urën do ta hapim vetëm në koordinim me KFOR-in”, kështu tha ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Për Arbëria.Tv, ai i është kundërpërgjigj presidentit të Serbisë, Vuçiq, kur…

VIDEO/ Pësoi apo jo aksident? Meriton Mjekiqi sqaron ndjekësit

Meriton Mjekiqi i ka demantuar lajmet në të cilat thuhej se ai ka pësuar aksident. Teksa falenderon të gjithë për interesimin ai thotë se është duke u…

Heidi vulosë ndarjen nga Romeo?

Një nga ngjarjet më të përfolura të medias rozë gjatë ditëve të fundit ka qenë ndarja e përfolur mes Romeo Veshajt dhe Heidi Bacit. Prej ditësh po…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *