I dyshuari tenton të mbrohet me rrëfimin e tij pas vrasjes së 21- vjeçares: Jam penduar për vrasjen

I dyshuari për vrasjen e 21-vjeçares dhe plagosjen e vëllait të saj, Valon Aliu, ka dhënë versionin e tij para Gjykatës Themelore në Ferizaj.

T7 po e përcjell seancën për caktimin e masës së sigurisë, prej ku raporton se Aliu ka deklaruar se e ndjera i kishte thënë se “djali ishte në gjendje të keqe” dhe se kur i ka kërkuar t’ia dërgonte një fotografi të tij, sipas tij, ajo i ka thënë “për inati s’ta çoj”.

“Unë i kam thënë se duhet me ma çu se djali i jem është”, ka thënë Aliu tutje në gjykatë.

Para gjykatës, 36-vjeçari ka thënë se së pari ka gjuajtur në drejtim të vëllait të saj, e më pas dy herë në drejtim të 21-vjeçares.

Avokati i tij, më herët, deklaroi se klienti i tij është penduar.

“Siç është deklaruar, nuk e di se cilin e ka gjuajt përpara. I njëjti tani e ka kuptuar dhe është penduar për veprën e kryer. Në këtë pikë e kundërshtojmë kërkesën e prokurorisë se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë””, ka thënë ai.

Ai tregoi për një mosmarrëveshje mes tyre një natë para se të ndodhte vrasja.

“Një natë më parë, para se të ndodhë ngjarja, i pandehuri ka kërkuar që ta shoh djalin përmes telefonit, e ndjera nuk ia ka mundësuar, e ka fyer, e ka injoruar dhe e ka poshtëruar me fjalë të ndryshme”, deklaroi avokati.

 

VIDEO

Related Posts

Santiana: I fali pesë vaktet, lidhja ime me Zotin është diçka personale

Në një intervistë të fundit, Santiana Maloku ka ndarë me sinqeritet dhe ndjenjë detaje të thella nga jeta e saj personale. Pasi u përfol shumë për shkak…

Basha-Haradinajt: Vuçiqi po kërkon terrenin si me juve, ku e ka pas Radojqiçin shef në veri

Pas konferencës së djeshme të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka reaguar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai e ka fajsuar Vuçiqin për situatën në Veri, ndërkohë…

Besimtare myslimane dhe jetë luksoze – 19-vjeçarja shqiptare që ka ndezur polemikat

Hatixhe Brika, është vetëm 19 vjeç. Por ajo është kthyer në një përsonazhe të njohur në rrjetet sociale, teksa së fundmi i është hequr patenta, si dhe…

Krasniqi: Ura mbi lumin Ibër do të hapet vetëm në koordinim me KFOR-in

“Urën do ta hapim vetëm në koordinim me KFOR-in”, kështu tha ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Për Arbëria.Tv, ai i është kundërpërgjigj presidentit të Serbisë, Vuçiq, kur…

VIDEO/ Pësoi apo jo aksident? Meriton Mjekiqi sqaron ndjekësit

Meriton Mjekiqi i ka demantuar lajmet në të cilat thuhej se ai ka pësuar aksident. Teksa falenderon të gjithë për interesimin ai thotë se është duke u…

Heidi vulosë ndarjen nga Romeo?

Një nga ngjarjet më të përfolura të medias rozë gjatë ditëve të fundit ka qenë ndarja e përfolur mes Romeo Veshajt dhe Heidi Bacit. Prej ditësh po…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *