Vrau ish-bashkëshorten 21-vjeçare, zbardhet dëshmia e 36-vjeçarit: Tentova…

Është zbardhur dëshmia e 36-vjeçarit, i cili akuzohet se mesditën e djeshme (12 prill) vrau ish-bashkëshorten e tij brenda Qendrës së Punëve Sociale në Ferizaj.

Valon Aliu ka rrëfyer se 21-vjeçarja nuk e lejonte të takohej me djalin e tyre dhe kur i kërkoi t’i dërgonte një foto të të birit, një ditë para krimit, sipas tij, Erona Cokli refuzoi.

36-vjeçari tregoi se ditën e ngjarjes ka shkuar në institucionim shtetëror për të marrë djalin dhe e ka dërguar në shtëpi, më pas është rikthyer sërish në qendrën sociale, por pa të birin.

Ai theksoi se atje është përballur me ish-bashkëshorten dhe i vëllai i saj, që mbeti i plagosur nga të shtënat. e kapi për krahu.

“Djalin e kisha të sëmurë sipas bashkëshortes unë i kërkova një fotografi ajo refuzoi ta dërgojë, për inati. Më tha se është në gjendje të keqe djali. Pas kësaj bisede të nesërmen jemi takuar në QPS, për vizitën e djalit. E kam marr djalin e kam dërguar në shtëpi, me ja pre floktë, fillimisht e dërgova në shtëpi për t’u qetësuar edhe motrat e mia donin ta shihnin.

Tani pa fëmijën kam shkuar të merrem vesh me zyrtaren e QPS-së, për fyrjet dhe ofendimet që mi ka bërë përmes rrejtit social instagram ajo (viktima) që pastaj të ia sjellë djalin. Por, në bisedë e sipër me ish bashkëshorten në prezencë të zyrtarës ka filluar konflikti me të dhe vëllain e saj dhe më ka kapë për krahu. Unë hina brenda e më tha uluni e merruni vesh, folni qetë. Se tha ska qate pa ti cu fotografitë e më ka thënë bima djalin e vëllai i saj më tha dalim jashtë”,mësohet të jetë shprehur Valon Aliu.

Related Posts

Santiana: I fali pesë vaktet, lidhja ime me Zotin është diçka personale

Në një intervistë të fundit, Santiana Maloku ka ndarë me sinqeritet dhe ndjenjë detaje të thella nga jeta e saj personale. Pasi u përfol shumë për shkak…

Basha-Haradinajt: Vuçiqi po kërkon terrenin si me juve, ku e ka pas Radojqiçin shef në veri

Pas konferencës së djeshme të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka reaguar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai e ka fajsuar Vuçiqin për situatën në Veri, ndërkohë…

Besimtare myslimane dhe jetë luksoze – 19-vjeçarja shqiptare që ka ndezur polemikat

Hatixhe Brika, është vetëm 19 vjeç. Por ajo është kthyer në një përsonazhe të njohur në rrjetet sociale, teksa së fundmi i është hequr patenta, si dhe…

Krasniqi: Ura mbi lumin Ibër do të hapet vetëm në koordinim me KFOR-in

“Urën do ta hapim vetëm në koordinim me KFOR-in”, kështu tha ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Për Arbëria.Tv, ai i është kundërpërgjigj presidentit të Serbisë, Vuçiq, kur…

VIDEO/ Pësoi apo jo aksident? Meriton Mjekiqi sqaron ndjekësit

Meriton Mjekiqi i ka demantuar lajmet në të cilat thuhej se ai ka pësuar aksident. Teksa falenderon të gjithë për interesimin ai thotë se është duke u…

Heidi vulosë ndarjen nga Romeo?

Një nga ngjarjet më të përfolura të medias rozë gjatë ditëve të fundit ka qenë ndarja e përfolur mes Romeo Veshajt dhe Heidi Bacit. Prej ditësh po…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *