Avokati bën deklaratën e fortë: Besi dhe Xhensila kanë miliarda, po tentojnë të fshehin…

Avokati i njohur Idajet Beqiri, teksa ishte i ftuar në “Breaking”,  ka përmendur divorcin e aktorit të humorit Besart Kallaku dhe këngëtares Xhensila Myrtezaj, ku shprehet se është një divorc fals dhe nuk kanë mosmarrëveshje me njëri-tjetrit.

Arsyeja pse kanë bërë këtë gjë sipas avokatit Beqiri, është “për shkak të pasurisë që ka rrjedhur nga Ilir Meta”.

 

Avokati shprehet se ata u divorcuan për të fshehur pasuritë e tyre, pasi kuptuan që SPAK do e kishin shumë shpejt nga mbrapa.

Idajet Beqiri: “Nuk po ndahen se shkojnë keq Xhensila dhe Besi. Aty brenda është Ilir Meta, janë pasuritë e Ilir Metës sepse ata po vlerësojnë tani që po shkon SPAK-u dhe tek ata. Do të bëjë verifikimin e pasurive të tyre si u vunë dhe si nuk i vunë dhe aty do të dalë floriri i Kërrabës që ka përdorur Xhensila dhe që vazhdonte dyqanin ta kishte në Durrës dhe vazhdonte të shiste floririn e Kërrabës që i jepte Ilir Meta.

Kanë bërë pasuri të jashtëzakonshme. Shikoni vetëm vila sa i bën aty. Si mund të vihet një vilë aty ku e kanë ata dhe në komplekse të tjera? Minimumi është 1 milion euro, si mund të bëhen këto me një koncert? I dimë ne se kemi plot nga këta VIP-at këngëtarë dhe e shikojmë se çfarë përfitime kanë. Nuk mund të disponojnë miliarda siç po disponojnë këta njerëz që kanë qenë afër Ilir Metës.

Po vazhdojnë të marrin masa për t’i fshehur këto pasuri. E keqja më e madhe që SPAK po vepron me ngadalësi të jashtëzakonshme dhe për këtë ka përgjegjësi të drejtpërdrejtë Dumani sepse po i lejon që të marrin masa për t’i fshehur pasuritë, duke zvarritur procesin, duke mos vepruar menjëherë në befasi”.

Related Posts

Santiana: I fali pesë vaktet, lidhja ime me Zotin është diçka personale

Në një intervistë të fundit, Santiana Maloku ka ndarë me sinqeritet dhe ndjenjë detaje të thella nga jeta e saj personale. Pasi u përfol shumë për shkak…

Basha-Haradinajt: Vuçiqi po kërkon terrenin si me juve, ku e ka pas Radojqiçin shef në veri

Pas konferencës së djeshme të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka reaguar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai e ka fajsuar Vuçiqin për situatën në Veri, ndërkohë…

Besimtare myslimane dhe jetë luksoze – 19-vjeçarja shqiptare që ka ndezur polemikat

Hatixhe Brika, është vetëm 19 vjeç. Por ajo është kthyer në një përsonazhe të njohur në rrjetet sociale, teksa së fundmi i është hequr patenta, si dhe…

Krasniqi: Ura mbi lumin Ibër do të hapet vetëm në koordinim me KFOR-in

“Urën do ta hapim vetëm në koordinim me KFOR-in”, kështu tha ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Për Arbëria.Tv, ai i është kundërpërgjigj presidentit të Serbisë, Vuçiq, kur…

VIDEO/ Pësoi apo jo aksident? Meriton Mjekiqi sqaron ndjekësit

Meriton Mjekiqi i ka demantuar lajmet në të cilat thuhej se ai ka pësuar aksident. Teksa falenderon të gjithë për interesimin ai thotë se është duke u…

Heidi vulosë ndarjen nga Romeo?

Një nga ngjarjet më të përfolura të medias rozë gjatë ditëve të fundit ka qenë ndarja e përfolur mes Romeo Veshajt dhe Heidi Bacit. Prej ditësh po…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *