Benzi ‘luksoz’ vidhet në Zvicër, Policia e Shqipërisë e gjen në Fier dhe kërkon të dyshuarit

Postimi i plotë i Policisë së Shtetit:

Vidhnin automjete luksoze, në Zvicër dhe më pas i trafikonin në Shqipëri, nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorët. Sekuestrohet 1 automjet luksoz, tip “Benz”, prodhim i viteve të fundit, me vlerë rreth 100 000 euro. Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Mbështetjen Operacionale, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, se disa shtetas, të organizuar si grup, vidhnin automjete në Zvicër dhe më pas i trafikonin në Shqipëri, kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar dhe shpalljen e tyre në kërkim.

Konkretisht, u shpallën në kërkim shtetasi shqiptar A. M., 36 vjeç, shtetasi rumun V. C., 37 vjeç dhe 2 shtetasit malazez, S. H., 32 vjeç dhe S. H., 27 vjeç. Vijon puna intensive për kapjen e tyre. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, vidhnin automjete në Zvicër dhe më pas falsifikonin dokumentet e automjeteve, për t’i trafikuar në Shqipëri, me qëllim shitjen. Policia ka sekuestruar 1 prej automjeteve të vjedhura nga këta shtetas dhe vijon punën për gjetjen dhe sekuestrimin e automjeteve të tjera të vjedhura dhe të trafikuara në Shqipëri, nga ky grup.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të metejshme.

Related Posts

Santiana: I fali pesë vaktet, lidhja ime me Zotin është diçka personale

Në një intervistë të fundit, Santiana Maloku ka ndarë me sinqeritet dhe ndjenjë detaje të thella nga jeta e saj personale. Pasi u përfol shumë për shkak…

Basha-Haradinajt: Vuçiqi po kërkon terrenin si me juve, ku e ka pas Radojqiçin shef në veri

Pas konferencës së djeshme të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka reaguar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai e ka fajsuar Vuçiqin për situatën në Veri, ndërkohë…

Besimtare myslimane dhe jetë luksoze – 19-vjeçarja shqiptare që ka ndezur polemikat

Hatixhe Brika, është vetëm 19 vjeç. Por ajo është kthyer në një përsonazhe të njohur në rrjetet sociale, teksa së fundmi i është hequr patenta, si dhe…

Krasniqi: Ura mbi lumin Ibër do të hapet vetëm në koordinim me KFOR-in

“Urën do ta hapim vetëm në koordinim me KFOR-in”, kështu tha ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Për Arbëria.Tv, ai i është kundërpërgjigj presidentit të Serbisë, Vuçiq, kur…

VIDEO/ Pësoi apo jo aksident? Meriton Mjekiqi sqaron ndjekësit

Meriton Mjekiqi i ka demantuar lajmet në të cilat thuhej se ai ka pësuar aksident. Teksa falenderon të gjithë për interesimin ai thotë se është duke u…

Heidi vulosë ndarjen nga Romeo?

Një nga ngjarjet më të përfolura të medias rozë gjatë ditëve të fundit ka qenë ndarja e përfolur mes Romeo Veshajt dhe Heidi Bacit. Prej ditësh po…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *