“S’mundemi me iu kthy përgjigje” – Heshtja e pushtetit për “votën e vjedhur” në Kuvend

Një skandal e ka kapluar Kuvendin e Kosovës më 7 mars, ku Qeveria Kurti e solli në seancë Projektligjin për tekste shkollore. Për të kaluar një i tillë, ligji e parasheh të marrin pjesë 61 deputetë. Megjithatë, ashtu siç po aludon deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, duket se në atë ditë, në Kuvend kanë marrë pjesë vetëm 60 deputetë. Kështu, nuk do duhej të kishte kuorum, por një gjë e tillë, proceduralisht u kalua nga Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Enis Rrustemi – Periskopi

Deputeti i PDK-së, Ardian Kastrati, më 9 prill publikoi një video në profilin e tij në Facebook, ku akuzon Grupin Parlamentar të Vetëvendosjes dhe Qeverinë për “vota të vjedhura në Kuvend”.
Kastrati ka thënë se Projektligji për tekste shkollore është kontrabanduar nga partia kryesore në pushtet duke thënë se në votim nuk kanë marrë pjesë 61 deputetë.

“Miq, ndodhi edhe kjo. VV vjedhi vota në kuvend. Projekt-ligji për tekste shkollore është kontrabanduar nga VV. Në momentin e votimit qartazi shihet se në votim nuk kanë marrë pjesë 61 deputetë. Edhe vet kryetari Glauk Konjufca në seancë hodhi dyshime nëse kishte vota të mjaftueshme për të kaluar ky projektligj. Në këto pamje dallohet qartë se në votim nuk kanë marrë pjesë mbi 60 ligjvënës, por numri i tyre është saktësisht 60 që nënkupton mos plotësimin e kushtit ligjor për t’u konsideruar një votim i rregullt.Pavarësisht kësaj shkelje ligji u konstatua si i votuar”tha deputeti Kastrati ndër të tjera.

Periskopi të enjten ka dërguar pyetje drejt Administratës së Kuvendit, megjithatë deri në publikimin e këtij shkrimi të njëjtit nuk janë përgjigjur, pavarësisht se e konfirmuan se kanë pranuar e-mailin.

Periskopi ka telefonuar edhe nënkryetaren e Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, znj. Saranda Bogujevci, ku fillimisht u lajmërua asistentja e saj duke na premtuar se do të kthej përgjigje në lidhje me këtë. Pas disa orësh, e njëjta na tha “po më vjen keq, po nënkryetarja nuk mundet me iu kthy përgjigje”.

Gjatë ditës së sotme, Periskopi ka tentuar të flas edhe me shefen e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lilënpor e njëjta nuk i është përgjigjur telefonatës.

Teksa, Kryetari i Komisionit për Legjislacion, i cili njëherësh është edhe deputet i LVV-së, Adnan Rrustemi, na tha që t’i dërgojmë pyetje me shkrim. Pasi i dërguam pyetjet, i njëjti deri në publikimin e këtij teksti nuk është përgjigjur.

Se çfarë do të ndodhë me Projektligjin që dyshohet se kaloi në Kuvend me 60 vota, mbetet të shihet në vazhdim…/Periskopi/

Related Posts

Santiana: I fali pesë vaktet, lidhja ime me Zotin është diçka personale

Në një intervistë të fundit, Santiana Maloku ka ndarë me sinqeritet dhe ndjenjë detaje të thella nga jeta e saj personale. Pasi u përfol shumë për shkak…

Basha-Haradinajt: Vuçiqi po kërkon terrenin si me juve, ku e ka pas Radojqiçin shef në veri

Pas konferencës së djeshme të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka reaguar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai e ka fajsuar Vuçiqin për situatën në Veri, ndërkohë…

Besimtare myslimane dhe jetë luksoze – 19-vjeçarja shqiptare që ka ndezur polemikat

Hatixhe Brika, është vetëm 19 vjeç. Por ajo është kthyer në një përsonazhe të njohur në rrjetet sociale, teksa së fundmi i është hequr patenta, si dhe…

Krasniqi: Ura mbi lumin Ibër do të hapet vetëm në koordinim me KFOR-in

“Urën do ta hapim vetëm në koordinim me KFOR-in”, kështu tha ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Për Arbëria.Tv, ai i është kundërpërgjigj presidentit të Serbisë, Vuçiq, kur…

VIDEO/ Pësoi apo jo aksident? Meriton Mjekiqi sqaron ndjekësit

Meriton Mjekiqi i ka demantuar lajmet në të cilat thuhej se ai ka pësuar aksident. Teksa falenderon të gjithë për interesimin ai thotë se është duke u…

Heidi vulosë ndarjen nga Romeo?

Një nga ngjarjet më të përfolura të medias rozë gjatë ditëve të fundit ka qenë ndarja e përfolur mes Romeo Veshajt dhe Heidi Bacit. Prej ditësh po…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *