Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Greqi një i mituri është denoncuar mëngjesin e sotëm në policinë e Kalkidës nga prindërit e një fëmije shtatë vjeçar me dyshimet se 11-vjeçari ka përdhunuar fëmijën e tyre.
Sipas mediave greke një djalë shtatë vjeçar nga rajoni i Psachni, shkoi me lot tek prindërit e tij duke thënë se shoku i tij njëmbëdhjetë vjeçar e kishte përdhunuar. Prindërit shkuan menjëherë në sigurimin e Kalkidës dhe denoncuan ngjarjen.
Prindërit e 11-vjeçarit u arrestuan për neglizhencë të një të mituri, ndërsa këqyrja e shtatë vjeçarit nga mjeku mjekësor pritet të vërtetojë akuzat.