Braziliania u mbush vithet me vaj silikoni vajzave në Tiranë. ‘Viktima’: Jam penduar

Një braziliane po bën në Shqipëri po josh të reja shqiptare që kërkojnë perfeksionin dhe i fton në një shtëpi, ku u promovon ‘ndërhyrjen’ me vaj silikoni për të rritur të pasmet.

Edisa, një vajzë që njihet në Tik Tok ka rrëfyer historinë e saj me ndërhyrjet kirurgjikale. Ajo tregon se ka ndërhyrë në hundë, buzë, gjoks dhe vithe. Ndërhyrja e fundit është ajo për të cilën është penduar, për shkak të mënyrës se si e ka bërë.

Edisa tregon se ndërhyrjen e ka bërë me vaj silikoni përmes një brazilianeje që vjen në Tiranë dhe e realizon këtë gjë kundrejt një pagese prej 3 mijë e 500 eurosh. Tashmë ajo kërkon që ta heqë dhe do ta bëjë këtë gjë me ndihmën e një mjeku që jeton në Kolumbi.

Deklarata e vajzës që ka bërë këtë ndërhyrje:

Unë kam bërë hundën dhe gjoksin, kam bërë dhe një ndërhyrje për të cilën dua të flas. Kam bërë “hip dips”, atë ndërhyrjen e Kylie Jenner që i jep trupit formën e orës së rërës (hourglass). Materiali që përdoret është ai që nuk dua t’ia sugjeroj askujt, është vaj silikoni. Vjen dikush që ka nënshtetësi braziliane, mblidhen disa goca, disa shoqe, bien dakort që ta marrin këtë braziliane dhe të vijë këtu kundrejt pagesës që ajo dëshiron. Është 3500 euro për person. Me kalimin e kohës kjo gjë shfaq problem shumë serioze. Më duket se nuk është doktoreshë, këtë gjë e ka të trashëguar nga dikush tjetër që nuk jeton më. Kemi dikë të përbashkët që njihemi dhe nëpërmjet saj. Procesi zgjat diku tek një orë, injektimi duhet të jetë I ngadaltë, ka rrezik vdekjeje në momentin e injektimin, nëse materiali hyn në vena dhe bllokon venat, rrezikon jetën. Ai është i përhershëm. Në momentin që ndjeja mpirje dhe dhimbje, i thoja shoqes time që t’i thoshte të ndalonte. E kishte në shishe plastike. Është diçka shumë vulgare. U çudita sepse ky material nuk kishte asnjë emër. Ajo më tha që nuk kemi një etiketë sepse është një material që është tërhequr nga tregu dhe nuk lejohet. Shumë e kanë përdorur gjerësisht për buzët, mollëzat, krahët, këmbët dhe të pasmet. Është e tmerrshme. Unë të gjithë informacionin e mundshëm e mora pasi e bëra këtë ndërhyrje dhe kjo gjë nuk më falet. Sepse unë kam mbaruar dhe për infermieri. Shoqes time i ka migruar dhe i është vendosur në zonën e bikini, tek pjesa anësore. Është e tmerrshme. Problem nuk është vetëm estetik por edhe shëndetësor. I ka migruar dhe në shtyllën mbrapa. Unë kam folur me një doktor që jeton në Amerikën Latine dhe brenda tetë muajve mund ta heq, por vajza që e ka kaluar këtë kohë, duhet të bëjë një ndërhyrje kirurgjikale pak të komplikuar.

Related Posts

Santiana: I fali pesë vaktet, lidhja ime me Zotin është diçka personale

Në një intervistë të fundit, Santiana Maloku ka ndarë me sinqeritet dhe ndjenjë detaje të thella nga jeta e saj personale. Pasi u përfol shumë për shkak…

Basha-Haradinajt: Vuçiqi po kërkon terrenin si me juve, ku e ka pas Radojqiçin shef në veri

Pas konferencës së djeshme të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka reaguar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai e ka fajsuar Vuçiqin për situatën në Veri, ndërkohë…

Besimtare myslimane dhe jetë luksoze – 19-vjeçarja shqiptare që ka ndezur polemikat

Hatixhe Brika, është vetëm 19 vjeç. Por ajo është kthyer në një përsonazhe të njohur në rrjetet sociale, teksa së fundmi i është hequr patenta, si dhe…

Krasniqi: Ura mbi lumin Ibër do të hapet vetëm në koordinim me KFOR-in

“Urën do ta hapim vetëm në koordinim me KFOR-in”, kështu tha ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Për Arbëria.Tv, ai i është kundërpërgjigj presidentit të Serbisë, Vuçiq, kur…

VIDEO/ Pësoi apo jo aksident? Meriton Mjekiqi sqaron ndjekësit

Meriton Mjekiqi i ka demantuar lajmet në të cilat thuhej se ai ka pësuar aksident. Teksa falenderon të gjithë për interesimin ai thotë se është duke u…

Heidi vulosë ndarjen nga Romeo?

Një nga ngjarjet më të përfolura të medias rozë gjatë ditëve të fundit ka qenë ndarja e përfolur mes Romeo Veshajt dhe Heidi Bacit. Prej ditësh po…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *