Detaje nga vrasja makabre në Serbi: Trupi i dy vjeçares nuk ndodhet në deponi, të dyshuarit japin deklarata kontradiktore

Dyshohet se ata e kanë goditur vajzën me një makinë tip “Fiat Panda” të bardhë dhe tashmë ka dalë një foto e atij mjeti të kapura nga kamerat e sigurisë.Dyshohet se që të dy ishin të dehur në momentin që e goditën vogëlushen. Më pas trupin e saj e vendosën në makinë dhe e dërguan në një deponi plehrash për ta fshehur krimin që dyshohet se e kanë kryer.Gërmuesit dje kanë kontrolluar tërësisht deponinë në Starobanjska, ku dyshohet se ndodhet trupi i vajzës së vrarë Danka. Ata nuk kanë gjetur asgjë.Këto gërmime kanë vazhduar edhe sot, por pa rezultate.Njëkohësisht me kontrollin e deponisë, policia ka kontrolluar edhe arat në fshatin Lukë afër Borit, prej nga është i dyshuari për vrasjen.

“Xhandarmëria po gërmon oborrin e S.J., njërit nga të dyshuarit për vrasjen e Dankës së vogël. Duket sikur qeni ka nuhatur diçka”, transmeton Kurir serb.Kryengritja ekologjike, organizatë nga Serbia, kërkon nga MPB-ja e atij vendi që Ministrja e Punëve të Brendshme, Bratislava Gashiq t’i nënshtrohet një ekzaminimi poligrafik në të cilin do të përsërisë gjithçka që ka thënë në lidhje me vrasjen e Danka Iliqit.

Shkak për këtë, siç thuhet në komunikatën për media, është bërë deklarata e tij, e cila është e mbushur me palogjikshmëri që zgjojnë dyshimin e qytetarëve.Siç raporton Blic, në deponinë në Banjsko Polje pothuajse nuk ka mbeturina, gjithçka është pastruar, ndërsa sapo ka ardhur një veturë e policisë.Në gjithë këtë histori të tmerrshme mbeten dy pyetje kyçe – ku dhe si u fsheh trupi i Dankës dhe si u vra, pasi dy të dyshuarit, duke akuzuar njëri-tjetrin, japin deklarata kontradiktore.
E vetmja gjë që është e sigurt sipas mediave serbe, është se trupi është zhvendosur nga deponia në një vend tjetër.

Related Posts

Santiana: I fali pesë vaktet, lidhja ime me Zotin është diçka personale

Në një intervistë të fundit, Santiana Maloku ka ndarë me sinqeritet dhe ndjenjë detaje të thella nga jeta e saj personale. Pasi u përfol shumë për shkak…

Basha-Haradinajt: Vuçiqi po kërkon terrenin si me juve, ku e ka pas Radojqiçin shef në veri

Pas konferencës së djeshme të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka reaguar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai e ka fajsuar Vuçiqin për situatën në Veri, ndërkohë…

Besimtare myslimane dhe jetë luksoze – 19-vjeçarja shqiptare që ka ndezur polemikat

Hatixhe Brika, është vetëm 19 vjeç. Por ajo është kthyer në një përsonazhe të njohur në rrjetet sociale, teksa së fundmi i është hequr patenta, si dhe…

Krasniqi: Ura mbi lumin Ibër do të hapet vetëm në koordinim me KFOR-in

“Urën do ta hapim vetëm në koordinim me KFOR-in”, kështu tha ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Për Arbëria.Tv, ai i është kundërpërgjigj presidentit të Serbisë, Vuçiq, kur…

VIDEO/ Pësoi apo jo aksident? Meriton Mjekiqi sqaron ndjekësit

Meriton Mjekiqi i ka demantuar lajmet në të cilat thuhej se ai ka pësuar aksident. Teksa falenderon të gjithë për interesimin ai thotë se është duke u…

Heidi vulosë ndarjen nga Romeo?

Një nga ngjarjet më të përfolura të medias rozë gjatë ditëve të fundit ka qenë ndarja e përfolur mes Romeo Veshajt dhe Heidi Bacit. Prej ditësh po…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *