Përdorimi i telefonit gjatë ngasjes së automjetit, gjobat shkojnë deri në 500 euro si dhe tri pikë negative

Policia e Kosovës ka njoftuar se qytetarët që do të kapen duke përdorur telefonin mobil gjatë kalimit të rrugës si këmbësorë, duke përfshirë edhe ata që kanë vënë dëgjueset, do të përballen me një gjobë prej 50 eurosh.

Në fokus të kësaj masë janë edhe përdoruesit e pajisjeve të ngjashme që mund të shkaktojnë hutim gjatë kalimit të rrugës, shiritit të biçikletave apo të binarëve.

Ky vendim vjen pas hyrjes në fuqi të Ligjit të ri për Rregullat e Trafikut Rrugor më 03.04.2024, i cili sjell ashpërsim të masave ndëshkuese për shkelësit e rregullave të trafikut, sidomos për ato që përdorin telefonin ose pajisje të tjera gjatë drejtimit ose kalimit në trafik.

Ndërsa shoferët e mjeteve me veprim motorik do të përballen me sanksione të rënda nëse kapen duke mbajtur telefonin me dorë ose duke përdorur pajisje të tjera që pengojnë drejtimit të sigurt.

Mosrespektimi i rregullave të reja do të sjellë si pasojë pikë negative dhe gjoba.

Nëse një shofer shkel këto rregulla për herë të parë, masat përfshijnë 1 pikë negative dhe një gjobë prej 100 euro.

Shkelja për herë të dytë rritet në 2 pikë negative, ndalesë dy-mujore në drejtim të mjetit, dhe një gjobë prej 200 euro.

Ndërsa, për herë të tretë, shkelësi përballët me 3 pikë negative, gjashtë muaj ndalim nga drejtimi i mjetit dhe një gjobë prej 500 euro.

Policia e Kosovës ka theksuar rëndësinë e respektimit të rregullave të reja për sigurinë e trafikut dhe paralajmëron se zbatimi i ligjit do të jetë i rreptë, në përpjekje për të ulur aksidentet dhe rritur sigurinë e qytetarëve në rrugë./Telegrafi/

Related Posts

Santiana: I fali pesë vaktet, lidhja ime me Zotin është diçka personale

Në një intervistë të fundit, Santiana Maloku ka ndarë me sinqeritet dhe ndjenjë detaje të thella nga jeta e saj personale. Pasi u përfol shumë për shkak…

Basha-Haradinajt: Vuçiqi po kërkon terrenin si me juve, ku e ka pas Radojqiçin shef në veri

Pas konferencës së djeshme të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka reaguar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai e ka fajsuar Vuçiqin për situatën në Veri, ndërkohë…

Besimtare myslimane dhe jetë luksoze – 19-vjeçarja shqiptare që ka ndezur polemikat

Hatixhe Brika, është vetëm 19 vjeç. Por ajo është kthyer në një përsonazhe të njohur në rrjetet sociale, teksa së fundmi i është hequr patenta, si dhe…

Krasniqi: Ura mbi lumin Ibër do të hapet vetëm në koordinim me KFOR-in

“Urën do ta hapim vetëm në koordinim me KFOR-in”, kështu tha ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Për Arbëria.Tv, ai i është kundërpërgjigj presidentit të Serbisë, Vuçiq, kur…

VIDEO/ Pësoi apo jo aksident? Meriton Mjekiqi sqaron ndjekësit

Meriton Mjekiqi i ka demantuar lajmet në të cilat thuhej se ai ka pësuar aksident. Teksa falenderon të gjithë për interesimin ai thotë se është duke u…

Heidi vulosë ndarjen nga Romeo?

Një nga ngjarjet më të përfolura të medias rozë gjatë ditëve të fundit ka qenë ndarja e përfolur mes Romeo Veshajt dhe Heidi Bacit. Prej ditësh po…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *