Çfarë po planifikojnë shkencëtarët përpara eklipsit total diellor të datës 8 Prill?

Astronomët kanë pritur gjatë që të krijohet kjo mundësi në mënyrë që ata të mund të vënë në provë ekspertizën e tyre dhe të studiojnë Tokën, Hënën dhe Diellin përpara eklipsit të rrallë diellor më 8 prill të vitit 2024, sipas zyrtarëve të NASA-s.

Eklipsi i plotë diellor do të mund të shihet në Amerikën e Veriut, në 15 shtete në SHBA, në disa provinca kanadeze dhe Meksikë.

Ekspertët kanë parashikuar se do të jetë ngjarja qiellore më e vëzhguar në të gjithë botën pasi zonat do të bien në errësirë. Zëvendës administratori i agjencisë amerikane të hapësirës NASA, Pam Melroy ka thënë se eklipsi i plotë diellor do t’i lejojë ekspertët të studiojnë ngjarjen dhe të lidhin trupat qiellorë “në mënyra krejtësisht të ndryshme nga sa ne zakonisht bëjmë”. Nasa po kërkon të mësojë më shumë rreth koronës pasi gjatë eklipsit total diellor, ajo do të bëhet e zbehtë dhe do të jetë e dukshme kur hëna të bllokojë rrezet e diellit.

Pam Melroy tha për NBC News se: Gjërat po ndodhin me koronën që ne nuk i kuptojmë plotësisht dhe eklipsi na jep një mundësi unike për të mbledhur të dhëna që mund të japin njohuri për të ardhmen e yllit tonë.

Interesi për koronën është për shkak të emetimit të nxehtësisë dhe energjisë nga era diellore në hapësirën e jashtme të diellit, duke shkaktuar ndezje që arrijnë në Tokë dhe shkaktojnë ndërprerje të sinjaleve të komunikimit. Studimi në mënyra të ndryshme do t’i lejojë shkencëtarët të mësojnë pse korona është shumë më e nxehtë se sipërfaqja e diellit dhe çfarë i shkakton erërat diellore.

Në mënyrë të ngjashme, Sonda Diellore Parker e NASA-s gjithashtu do të ngjitet kur eklipsi i plotë diellor do të jetë duke u zhvilluar. Dielli ka arritur aktivitetin e tij maksimal me ciklin e tij 11-vjeçar që pritet të përfundojë në vitin 2025. /Top Channel

Related Posts

Santiana: I fali pesë vaktet, lidhja ime me Zotin është diçka personale

Në një intervistë të fundit, Santiana Maloku ka ndarë me sinqeritet dhe ndjenjë detaje të thella nga jeta e saj personale. Pasi u përfol shumë për shkak…

Basha-Haradinajt: Vuçiqi po kërkon terrenin si me juve, ku e ka pas Radojqiçin shef në veri

Pas konferencës së djeshme të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka reaguar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai e ka fajsuar Vuçiqin për situatën në Veri, ndërkohë…

Besimtare myslimane dhe jetë luksoze – 19-vjeçarja shqiptare që ka ndezur polemikat

Hatixhe Brika, është vetëm 19 vjeç. Por ajo është kthyer në një përsonazhe të njohur në rrjetet sociale, teksa së fundmi i është hequr patenta, si dhe…

Krasniqi: Ura mbi lumin Ibër do të hapet vetëm në koordinim me KFOR-in

“Urën do ta hapim vetëm në koordinim me KFOR-in”, kështu tha ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Për Arbëria.Tv, ai i është kundërpërgjigj presidentit të Serbisë, Vuçiq, kur…

VIDEO/ Pësoi apo jo aksident? Meriton Mjekiqi sqaron ndjekësit

Meriton Mjekiqi i ka demantuar lajmet në të cilat thuhej se ai ka pësuar aksident. Teksa falenderon të gjithë për interesimin ai thotë se është duke u…

Heidi vulosë ndarjen nga Romeo?

Një nga ngjarjet më të përfolura të medias rozë gjatë ditëve të fundit ka qenë ndarja e përfolur mes Romeo Veshajt dhe Heidi Bacit. Prej ditësh po…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *