Vdekja e mistershme e 23-vjeçares ukrainase në autostradën “Arber Xhaferi”, nëna e saj ka një kërkesë për shtetin e Kosovës

Mbrëmjen e 21 shkurtit Policia e Kosovës, gjatë patrullimit në autostradën “Arber Xhaferi”, kishte vërejtur një person të shtrirë në rrugë (shiritin emergjent), më pas ishte njoftuar emergjenca – pas verifikimit mjeku kujdestar kishte konfirmuar se personi femër, shtetase e huaj është pa shenja jete.

Në vendin e ngjarjes ishte thirrur edhe njësiti relevant për trajtimin e rastit, përfshirë edhe prokurorin kompetent, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet për obduksion në Institutin Mjeko –Ligjor në Prishtinë.

Viktima, ishte identifikuar si shtetase ukrainase 23-vjeçare, me emrin Olena Kozij, vdekja e së cilës ende nuk ka marrë epilog.


Olena Kozij

E për këtë, është e shqetësuar nëna e viktimës, Natasha Kozij. Ajo ka dërguar një letër në redaksinë e Telegrafit, në të cilën shpreh brengën e saj për mënyrën se si ka vdekur e bija.

Natasha thotë se ka kontaktuar me institucionet relevante të drejtësisë në Kosovë, për të zbardhur të vërtetën për vajzën e saj.

Ajo tregon se rreth orës 18:15, e bija kishte ndaluar në një pikë karburanti, dhe kishte biseduar në telefon me të bijën.

“Në dritën e rrethanave të vdekjes së parakohshme të vajzës sime, iu kam drejtuar prokurorisë dhe kam kërkuar me ngulm verifikimin dhe shqyrtimin e pamjeve të vëzhgimit si nga rezidenca e Olenës, ashtu edhe nga pika e karburantit që ajo vizitoi më 21 shkurt 2024, në orën 18:15, jam përballur me shpërfillje”, shprehet nëna e Olenës.

Sipas nënës së viktimës, Olena posedonte dy telefona; megjithatë, vetëm një është gjetur në vendin e ngjarjes nga njësitet policore.

“Telefoni me të cilin kam komunikuar me të është zhdukur në mënyrë misterioze. Kjo ngre dyshime se provat jetike që kanë të bëjnë me kontaktet e saj të fundit mund të jenë fshehur qëllimisht”, shprehet më tutje.

Olena Kozij

Natasha thekson se më 20 dhe 21 shkurt, Olena ishte në shoqërinë e një personi, identiteti i të cilit thotë se mbetet i panjohur për të.

Ndërkaq, herën e fundit që kishte folur, pak orë para se të gjendej e vdekur, Natasha thotë se e bija e saj ishte në humor të mirë, e qeshur.

Madje shton se i kishte thënë se posa të arrijë në vendbanimin ku jetonte, do të t’i telefononte.

“Herën e fundit që fola me Olenën më 21 shkurt në orën 18:15, ajo ishte në humor të mirë dhe më siguroi për mirëqenien e saj. Ne u dakorduam që ajo të më kontaktonte kur të kthehej në shtëpi. Megjithatë, duket se ky individ e ka braktisur atë në vendin e krimit dhe është arratisur me telefonin e saj, me sa duket për të fshehur provat inkriminuese të lidhjes së tyre”, thuhet në letrën e Natashës.

Pas gjithë këtyre informacioneve, nëna e viktimës pretendon se prokuroria po e neglizhon rastin, dhe nuk po merr parasysh asgjë nga kërkesa e saj.

“Me gjithë apelimet e mia të vazhdueshme, prokuroria ka dështuar të marrë masa vendimtare. Unë dua që të gjendet autori dhe të sillet para drejtësisë”, thuhet në letrën e nënës së viktimës./Telegrafi/

Related Posts

Rita Ora del në rrugë me fustan transparent, merrë vëmendjen e të gjithëve

Rita Ora eshte nje nga kengetaret me te mira me fame boterore. Rita Ora ka marrë gjithë vëmendjen me një fustan rozë të tejdukshëm, ku shiheshin qartë…

Morena Taraku bën gjestin e pahijshëm dhe e publikon në Instagram

Morena Taraku nuk heziton që herë pas here të bëjë gjeste ofenduese ashtu siç bëri edhe në postimin e fundit, në Instagram. Derisa e veshur e tëra…

Mamaja e Beniadës tregon çfarë i thonë fqinjët për vajzën

Modelja nga Shqipëria, e rritur në Itali, Beniada Nishani, ka fituar zemrat e të gjithëve që nga hyrja në Big Brother VIP. Ajo vazhdoi qëndrimin brenda prej…

Serbja që pushoi në Shqipëri e mahnitur: Të gjithë shqiptarët ma bënin të njëjtën pyetje

Nevena Shunjevariq (30) nga Beogradi zgjodhi Shqipërinë për pushimet e saj verore. Gjatë sezonit të verës, Nevena vizitoi vendet më të bukura në Shqipëri, dhe zbulon si…

Ndodh edhe kjo! Tayna nuk e mbështet vajzën e axhës në muzikë, zbulohet arsyeja

Këngëtarja shqiptare, Tayna vazhdon të jetë një emër shumë i suksesshëm në industrinë muzikore. Diçka që mori vëmendjen mediatike është deklarata e fundit e këngëtares, Bafte Shala,…

Ky është ish bashkëshorti i Arjola Demirit që e tradhtoi

Aktorja Arjola Demiri ka folur gjithmonë rreth vështirësive që ka kaluar në jetë dhe problemeve me ish bashkëshortin, që kur ishte pjesë e “Big Brother VIP” historitë e saj…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *