Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 04:00 të mëngjesit, ku një makinë e cila po transportonte emigrantë të paligjshëm, në tentativë për t’i ikur policisë ka përfunduar në lumin Vjosë.
Si pasojë kanë humbur jetën 7 emigrantët si dhe shoferi shqiptar.
Ai po transportonte emigrantë të paligjshëm në aksin Këlcyrë- Përmet dhe dyshohet se ka tentuar t’i ikë policisë dhe ka humbur kontrollin e mjetit ‘Benz’.
Më pas mjeti ka përfunduar në anë të lumit Vjosa në fshatin Kuqar, ku ai bashkë me 7 emigrantët e paligjshëm nga vendet e treta humbën jetën.
Ndërkohë policia ka zbardhur identitetin e pronarit të “Mercedezit” të aksidentit me 8 viktima në Këlcyrë.
Ai quhet Sokol Ismeti nga Shkodra.