Vrasja e 18-vjeçarit në Tiranë/ Flasin miqtë e tij: I qëndronte larg sherrit, ndihmonte të atin pasi mbaroi gjimnazin

Miqtë e 18-vjeçarit Aurelio Dervishi, i cili mbrëmjen e djeshme, mbeti i vrarë në zonën e e Shkozës në kryeqytet pas një konflikti me një grup të rinjsh, e përshkruajnë atë si një djalë të qetë që i qëndronte larg sherrit.

Ata shprehen se e kishin takuar gjysmë ore para ngjarjes, ku ishte pasagjer në një makinë, ndërsa nuk e kishin vënë re se me kë ishte.

“Aurelio ka qenë djalë shumë i mirë. I qëndronte larg sherrit dhe bënte shumë për shoqërinë

Pasi mbaroi gjimnazin punonte me të atin, bënin punime elektrike. E takuam gjysmë ore para ngjarjes. Ishte pasagjer në një makinë. Ishte i qetë. Nuk e pamë me kë ishte i shoqëruar”, thanë miqtë e viktimës.

18-vjeçari ishte në vendin dhe momentin e gabuar, pasi nuk ishte ai shkaku i sherrit mes të rinjve një natë më parë.

Sipas gazetares Dorjana Bezat, “molla e sherrit” ka qenë një vajzë, e cila dikur ishte lidhur me shokun e viktimës dhe më pas kishte nisur një marrëdhënie me një djalë tjetër.

Dervishi në momentin e përplasjes, ka qenë me personin që kishte konflikt dhe një shokun e tij. Mësohet se ata janë ndeshur në rrugë me agresorët dhe më ps kishte nisur konflikti fizik.

Duke qenë se viktima ishte i fuqishëm fizikisht, kur nuk e kanë mundur me grushte, e kanë goditur me thikë në zemër.

Mësohet se të arrestuarit të dyshuar si autorët e ngjarjes, janë Fensis Shehu, 20-vjeç, dhe tre të mitur të moshës 16- vjeç, 16-vjeç, një 15-vjeç janë nga Farka.

Dyshohet se ishte 15-vjeçari, njëri nga 4 tëarrestuarit që qëlloi me thikë viktimën. Sipas informacioneve, 16-vjeçarja, e dyshuar si ”molla e sherrit” ishte në makinë me Aurelion që mbeti viktimë.

Related Posts

Valon Syla e quan shejtan reperin Gold AG

Analisti Valon Syla, e ka quajtur shejtan reperin Gold Ag. Syla në Facebook ka shkruar se Gold Ag trupin e ka me tatuazhe ndërsa pret me la…

Gold AG i ashpër për konvertimet fetare që po bëhen kohëve të fundit

Gold AG, i njohur për qëndrimet e tij të forta rreth besimit dhe identitetit kombëtar, ka folur hapur për konvertimet fetare që po ndodhin kohëve të fundit….

Françeska Murati largohet nga studio pas karikaturës së artistit të ri

Një situatë e papritur ka ndodhur në “E Diell” me rubrikën “Pa filtra” ku si opinioniste është dhe Françeska Murati. Një i ri i cili vjen në…

Fero më i lumtur se kurrë, kjo është arsyeja

Fero ka mbushur instagramin me video dhe foto tejet simaptike. Pas ngjarjeve të fundit, Fero po shfaqet më i lumtur se kurrë pranë vjazës së tij Nina….

Reagimi i Lunës teksa i këndon Luizi do ju shkrij zemrën

Luizi dhe Kiara janë çifti më i përfolur në media rozë dhe jo vetëm. Dyshja publikojnë video herë pas here të vajzës së tyre Luna. Së fundmi…

Shyhretja në këtë foto s’ dallohet nga vajzat, nusja e mbesat e saj

Shyhrete Behluli ikona e muzikës, po zbukurohet secilën herë e më shumë. Ajo ka publikuar një foto e rrethuar me nusën, vajzat e mbesat. Në mesin e…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *