‘Ishte studente e po shkonte për vizitë te tezja që do operohej’, flasin dëshmitarët e aksidenti ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare në Greqi

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Greqi. Një 20-vjeçare shqiptare së bashkie me një 68-vjeçare teksa ishin në pritje të autobusit në stacionin Patridas Veria, u përplasën për vdekje nga një makinë e cila po ecte në drejtim të kundërt dhe humbi kontrollin.

Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen e menjëhershme 68-vjeçarja, e cila nga përplasja u hodh rreth 25 metra larg, ndërsa 20-vjeçarja u dërgua në spital, por su mbijetoi plagëve.

Shokët e 20-vjeçares shqiptare thanë se ajo ishte studente infermierie dhe po shkonte të vizitonte tezen në spital.

“Ajo kishte ardhur nga Giannica në fshat për të parë tezen e saj që do të operohej. Ajo po priste në stacionin e autobusit për të marrë autobusin për të shkuar në spital”, thanë shokët e saj të klasës në TEI. 20-vjeçarja studionte për infermieri.

“Ajo ishte vajza shumë e mirë”,-shtuan ata.

Sa i takon 68-vjeçares dëshmitarët thanë:

‘Ne po kërkonim zonjën për të gjetur se ku ishte, ajo ishte hedhur 25 m larg. Kishte kaluar kangjellat.’- tha një dëshmitar.

‘Menduam se kishte tërmet’, tha një banor i një shtëpie në atë zonë. “Ai theu betonin dhe e hodhi gruan tutje”, shtoi ai.

‘E keqja është se të gjithë ecin në fshat me 100km/h”, tha një tjetër banor.

‘Ne zbritëm dhe pamë se çfarë ndodhi. Kishte një zhurmë të madhe, u ndie si tërmet? Nuk ka fjalë, çfarë të them. Humbëm një nga fqinjët tanë më të rinj. Pashë makinën në oborrin tim dhe gruaja u hodh 25 metra. Nuk e pashë fare vajzën. Të dy prisnin të shkonin në Veri. Shoferi tha se kishte marramendje’, tha një banor, duke përshkruar pamjet tronditëse që ka parë.

Related Posts

Valon Syla e quan shejtan reperin Gold AG

Analisti Valon Syla, e ka quajtur shejtan reperin Gold Ag. Syla në Facebook ka shkruar se Gold Ag trupin e ka me tatuazhe ndërsa pret me la…

Gold AG i ashpër për konvertimet fetare që po bëhen kohëve të fundit

Gold AG, i njohur për qëndrimet e tij të forta rreth besimit dhe identitetit kombëtar, ka folur hapur për konvertimet fetare që po ndodhin kohëve të fundit….

Françeska Murati largohet nga studio pas karikaturës së artistit të ri

Një situatë e papritur ka ndodhur në “E Diell” me rubrikën “Pa filtra” ku si opinioniste është dhe Françeska Murati. Një i ri i cili vjen në…

Fero më i lumtur se kurrë, kjo është arsyeja

Fero ka mbushur instagramin me video dhe foto tejet simaptike. Pas ngjarjeve të fundit, Fero po shfaqet më i lumtur se kurrë pranë vjazës së tij Nina….

Reagimi i Lunës teksa i këndon Luizi do ju shkrij zemrën

Luizi dhe Kiara janë çifti më i përfolur në media rozë dhe jo vetëm. Dyshja publikojnë video herë pas here të vajzës së tyre Luna. Së fundmi…

Shyhretja në këtë foto s’ dallohet nga vajzat, nusja e mbesat e saj

Shyhrete Behluli ikona e muzikës, po zbukurohet secilën herë e më shumë. Ajo ka publikuar një foto e rrethuar me nusën, vajzat e mbesat. Në mesin e…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *