Itali: Kosovari vdes në një aksident, e voziti Ferrarin me shpejtësi prej 200 km/h

Një ngjarje tragjike ka ndodhur të dielen në Italinë veriore.

Si pasojë e një aksidenti të rëndë ka vdekur një 40-vjeçar nga Kosova.

Raportohet se ai u aksidentua me Ferrarin e tij teksa po e voziste 200 kilometra në orë, shkruan gazeta e njohur zvicerane Blick, transmeton Klankosova.tv

Në artikullin e publikuar shkruan se kosovari, Dj me profesion vetëm disa orë para ngjarjes tragjike kishte performuar të shtunën mbrëma, në një klub nate në Valai të Zvicrës, dhe pas kësaj ishte nisur me veturën e tij drejt Italisë.

Vëllai i të ndjerit e ka konfirmuar për gazetën se vetura i përkiste atij.

“Është e vështirë ta përshkruash me fjalë këtë person të madh dhe pozitiv. Por nëse do të më duhej ta përshkruaja me një fjalë, do të thosha se ai ishte personi më i dashur që e kam njohur”, deklaroi ai për Blick transmeton Klankosova.tv

Ai shtoi se ende nuk kanë informacione se si kishte ndodhur aksidenti.

Po ashtu ende nuk dihet se kush është edhe viktima tjetër, që sipas mediave italiane ishte një grua.

“Për momentin nuk kemi marrë shumë informacion nga policia. Vëllai im tjetër, i cili jeton në Itali, tani po kujdeset për gjithçka”. Gjithçka që ai di është se po pritet të bëhet një test i ADN-së”, theksoi vëllai i viktimës

Autoritetet itaiane e kishin të vështirë t’i identifikonin viktimat.

Kjo për shkak të zjarrit i cili e kishte kapluar veturën pas aksidentit.

Policia i kishte ftuar edhe familjarët dhe të afërmit që t’ju ndihmonin rreth identifikimit përmes analizave të ADN-së, shkruan gazeta Blick.ch transmeton Klankosova.tv

Related Posts

Valon Syla e quan shejtan reperin Gold AG

Analisti Valon Syla, e ka quajtur shejtan reperin Gold Ag. Syla në Facebook ka shkruar se Gold Ag trupin e ka me tatuazhe ndërsa pret me la…

Gold AG i ashpër për konvertimet fetare që po bëhen kohëve të fundit

Gold AG, i njohur për qëndrimet e tij të forta rreth besimit dhe identitetit kombëtar, ka folur hapur për konvertimet fetare që po ndodhin kohëve të fundit….

Françeska Murati largohet nga studio pas karikaturës së artistit të ri

Një situatë e papritur ka ndodhur në “E Diell” me rubrikën “Pa filtra” ku si opinioniste është dhe Françeska Murati. Një i ri i cili vjen në…

Fero më i lumtur se kurrë, kjo është arsyeja

Fero ka mbushur instagramin me video dhe foto tejet simaptike. Pas ngjarjeve të fundit, Fero po shfaqet më i lumtur se kurrë pranë vjazës së tij Nina….

Reagimi i Lunës teksa i këndon Luizi do ju shkrij zemrën

Luizi dhe Kiara janë çifti më i përfolur në media rozë dhe jo vetëm. Dyshja publikojnë video herë pas here të vajzës së tyre Luna. Së fundmi…

Shyhretja në këtë foto s’ dallohet nga vajzat, nusja e mbesat e saj

Shyhrete Behluli ikona e muzikës, po zbukurohet secilën herë e më shumë. Ajo ka publikuar një foto e rrethuar me nusën, vajzat e mbesat. Në mesin e…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *