”Nuk ishte lojë, ishte hakmarrje se më lëndoi”, Erjola zbulon arsyen pse bëri hallvën e vdekjes në BBV3

Një nga përplasjet më të komentuara në ”Big Brother Albania Vip 3”, ka qenë mes Erjolës dhe Ilnisës. Erjola ka gatuar një hallvë dhe sigurisht nuk kanë munguar komentet dhe batutat e banorëve të tjerë, teka ajo e ka cilësuar si hallvën “e vdekjes”. Debatet janë ndezur sot gjatë prime për shkak të kësaj situate. Por si u shpreh Erjola lidhur me këtë ngjarje?

“Ndryshe nga debatet dhe impulset e mia që ju i keni parë, vendosa këtë herë të jem e ftohtë dhe e kalkuluar sepse që në debatet më para me Ilnisën, mua ka mbetur një peng në shpirt. U tejkalua kur Meritoni la të nënkuptuar një flirt mes meje dhe tij.

Niste me Ilnisën, doja të afrohesha me të dhe Meritoni të pranonte të vërtetën me gojën e tij. Më pas doja hakmarrjen, atë që më bëri mua me tiganin dhe më preku edukatën e prindërve të mi. E doja një me një lëndimin që ajo grua më ka bërë mua. Ajo është e ligë dhe e meritonte, si banore, e kam cilësuar.

Nuk jam njeri me dy fytyra që të them e bëra për qejf hallvën. Vazhdoj të jem në ankth, e di çfarë trazire do shkaktonte. Nuk ishte lojë, ishte hakmarrje sepse më ka lënduar… Kam ditë që e menodj qëkur ka ndodhur ajo me tiganin. Më ka lënduar, kur mua më preket dikush nuk marr gjë parasysh”.

Related Posts

Santiana: I fali pesë vaktet, lidhja ime me Zotin është diçka personale

Në një intervistë të fundit, Santiana Maloku ka ndarë me sinqeritet dhe ndjenjë detaje të thella nga jeta e saj personale. Pasi u përfol shumë për shkak…

Basha-Haradinajt: Vuçiqi po kërkon terrenin si me juve, ku e ka pas Radojqiçin shef në veri

Pas konferencës së djeshme të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka reaguar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai e ka fajsuar Vuçiqin për situatën në Veri, ndërkohë…

Besimtare myslimane dhe jetë luksoze – 19-vjeçarja shqiptare që ka ndezur polemikat

Hatixhe Brika, është vetëm 19 vjeç. Por ajo është kthyer në një përsonazhe të njohur në rrjetet sociale, teksa së fundmi i është hequr patenta, si dhe…

Krasniqi: Ura mbi lumin Ibër do të hapet vetëm në koordinim me KFOR-in

“Urën do ta hapim vetëm në koordinim me KFOR-in”, kështu tha ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Për Arbëria.Tv, ai i është kundërpërgjigj presidentit të Serbisë, Vuçiq, kur…

VIDEO/ Pësoi apo jo aksident? Meriton Mjekiqi sqaron ndjekësit

Meriton Mjekiqi i ka demantuar lajmet në të cilat thuhej se ai ka pësuar aksident. Teksa falenderon të gjithë për interesimin ai thotë se është duke u…

Heidi vulosë ndarjen nga Romeo?

Një nga ngjarjet më të përfolura të medias rozë gjatë ditëve të fundit ka qenë ndarja e përfolur mes Romeo Veshajt dhe Heidi Bacit. Prej ditësh po…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *