Luizi e mohoi si shok pasi doli nga BBV, reagon Mario: Ai më kontaktoi i pari, ja çfarë më tha

Së fundmi në emisionin “Glamour Zone” në “Ora News” i ftuar ka qenë Mario Deda, vëllai i aktorit të humorit Julian Deda, i cili aktualisht është pjesë e “Big Brother VIP 3”.

Mario ka sqaruar për herë të parë dhe marrëdhënien e tij me këngëtarin Luiz Ejlli.

Gjatë qëndrimit në BBV 2, Mario Deda e ka mbështetur Luizin duke u shprehur se ata janë miq që nga fëmijëria, ndërsa menjëherë pas daljes Luizi mohoi të kishte miqësi mes tyre.

I pyetur nga moderatorja Ester Bylyku, nëse e kanë sqaruar këtë mosmarrëveshje me njëri-tjetrin, Mario u shpreh se mes tyre nuk ka pasur kontakt që i ka çuar gjërat në sqarim.

Ai tha se e mirëkupton pjesën që Luizi pas daljes ka marrë një “brom” informacionesh dhe i duhet koha e tij për t’i procesuar.

Megjithatë, mes tyre ka pasur një kontakt njerëzor dhe duket se ka qenë Luizi ai që e ka kontaktuar.

“Mund të them që ndonjëherë kemi patur kontakt për aq sa na lidh ana njerëzore, për ngushëllimin e babit. Luizi është treguar i rregullt, sepse s’mund t`ia hedh poshtë gjithë këtë gjë”, u shpreh ndër të tjera Mario Deda.

Related Posts

Einxhel tregon se pse po qëndron larg televizionit: S’të le radhë njeri, jemi bërë …

Einxhel Shkira, gazetarja e njohur shqiptare, ka kohë që qëndron larg ekranit televiziv. Ajo pati një aventurë të paharruar në “Big Brother VIP Albania” dhe u prit…

Pajtohen dy ish-banoret e BBVK2

Ish-banorja e BBVK2, Vesa Vllasaliu, ditë më parë në një intervistë deklaroi se i kishte prishur raportet me banoren tjetër, Edona James. Mirëpo hidhërimi mes dy bukurosheve…

Motrat Berisha në kërkim nga policia, modelja e rrahur ka një mesazh për nënën e vajzave që e dhunuan brutalisht

Modelja Klea Prenga ka reaguar sërish në rrjete sociale për rastin me motrat Antonela dhe Mariela Berisha. Ajo ka bërë një shkrim pas reagimit që bëri në…

Fustani i kuq “flakë” dhe taka të larta, ja shifra marramendëse që i kushtoi veshja e Megi Pojanit

Moderatorja Megi Pojani përballet me tepër me kritika në lidhje me publikimet që ajo bën në rrjetet sociale. Bukuroshja është tepër aktive duke postuar foto dhe video…

“Serbët po përgatiten ….”, Sveçla flet për sulmin në Banjskë, turproja nuk i ndahet, i qëndron terë kohën prapa

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka kujtuar Rreshterin Afrim Bunjaku në përvjetorin e parë që nga vrasja e tij në krye të detyrës në Banjskë….

Krasniqi: Afrim Bunjaku ishte një simbol i guximit, nderit dhe besnikërisë së ndaj atdheut

Në njëvjetorin e vrasjes së policit Afrim Bunjaku, kryetar i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vizituar familjen e heroit të Kosovës dhe ka bërë homazhe te varri i…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *