Granit Xhaka i bën dhuratë të shtrenjtë Taulantit për ditëlindje: Ia blen një Mercedes G-Class

Granit Xhaka ka befasuar vëllain e tij, Taulantin, me një dhuratë të veçantë për ditëlindjen e tij, një Mercedes G-Class.

Taulant Xhaka ka festuar të enjten 33-vjetorin e lindjes. Siç shihet në një storie në Instagram nga mesfushori i FCB-së, ai ka marrë një surprizë të veçantë nga vëllai i tij, Granit.

Në një video të shkurtër, Taulanti njoftohet me dhuratën e tij: një Mercedes G-Class i bardhë. Në videon e shkurtër Taulanti ka shtuar hashtag-un “dhurata për ditëlindje” dhe ka falënderuar vëllain e tij. “Faleminderit vëlla! Unë të dua!”, thuhet në postimin e tij.

Dhurata për ditëlindjen e Granit Xhakës kushton shumë. Një Mercedes G-Class i këtij lloji kushton rreth 200 mijë euro.

Graniti uroi vëllain e tij edhe në rrjetet sociale duke shkruar: “Gezuar Ditelindjen vellai im. Së bashku hodhëm hapat e parë. Kur nuk kisha mbështetje, ti ishe aty për mua. Këshillat tuaja më kanë motivuar gjithmonë. Shëndet dhe më të mirat për ju dhe familjen tonë”, shkruan Graniti për një foto të përbashkët që është bërë me siguri në makinën e re.

Related Posts

Einxhel tregon se pse po qëndron larg televizionit: S’të le radhë njeri, jemi bërë …

Einxhel Shkira, gazetarja e njohur shqiptare, ka kohë që qëndron larg ekranit televiziv. Ajo pati një aventurë të paharruar në “Big Brother VIP Albania” dhe u prit…

Pajtohen dy ish-banoret e BBVK2

Ish-banorja e BBVK2, Vesa Vllasaliu, ditë më parë në një intervistë deklaroi se i kishte prishur raportet me banoren tjetër, Edona James. Mirëpo hidhërimi mes dy bukurosheve…

Motrat Berisha në kërkim nga policia, modelja e rrahur ka një mesazh për nënën e vajzave që e dhunuan brutalisht

Modelja Klea Prenga ka reaguar sërish në rrjete sociale për rastin me motrat Antonela dhe Mariela Berisha. Ajo ka bërë një shkrim pas reagimit që bëri në…

Fustani i kuq “flakë” dhe taka të larta, ja shifra marramendëse që i kushtoi veshja e Megi Pojanit

Moderatorja Megi Pojani përballet me tepër me kritika në lidhje me publikimet që ajo bën në rrjetet sociale. Bukuroshja është tepër aktive duke postuar foto dhe video…

“Serbët po përgatiten ….”, Sveçla flet për sulmin në Banjskë, turproja nuk i ndahet, i qëndron terë kohën prapa

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka kujtuar Rreshterin Afrim Bunjaku në përvjetorin e parë që nga vrasja e tij në krye të detyrës në Banjskë….

Krasniqi: Afrim Bunjaku ishte një simbol i guximit, nderit dhe besnikërisë së ndaj atdheut

Në njëvjetorin e vrasjes së policit Afrim Bunjaku, kryetar i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vizituar familjen e heroit të Kosovës dhe ka bërë homazhe te varri i…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *