“S’mujnë me na mshelë në burg. Kurrë hiç”, reperi që po kërkohet për vrasje nuk i frikësohej Policisë

Arijan Sijarina, reperi që po kërkohet nga Policia nën dyshimin për vrasje, nuk u frikësohej kësaj të fundit.

I riu nga Prishtina edhe më herët kishte pasur probleme të mëdha me ligjin.

Sa që ishte shpallur nën kërkim njësoj sikur tani, pas rastit të së martës në Kolovicë të Prishtinës, ku mbetën të vdekur dy persona.

Mirëpo, atëherë kur po kërkohej nga Policia e Kosovës, Sijarina jepte intervistë për media, duke shfaqur “trimëri” ndaj tyre.

“S’munden me ma mshelë”, thoshte ai, teksa fliste për fletarrestin policor.

“Na kanë qitë në polici me emra e mundohen me na mshel, por s’munën me na mshel, as ata as kërkush”, thoshte Sijarina në një intervistë në vitin 2018.

Gazeta Insajderi vazhdimisht kishte raportuar për problemet e Sijarinës me ligjin.

Në vitin 2020, kuzohej për veprat penale – shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe për armëmbajtje pa leje. Për veprën e parë, i akuzuari u dënua me 6 muaj burg. Ky dënim, me pëlqimin e të akuzuarit do të kthehet në dënim me gjobë. Ndërsa për veprën penale të armëmbajtjes pa leje, Sijarina u dënua me gjobë në shumën prej 600 euro.

/Insajderi.org/

Related Posts

22-vjeçarja nga Kosova hyn në Për’puthen: Jam e virgjër

Ka nisur sezoni i ri i programit “Për’puthen, me moderatore Megi Pojanin. Ndër konkurrentët e shumtë që janë, pjesëmarrëse është edhe një vajzë nga Kosova. Bëhet fjalë…

Pse u takuan Ministri Vitia e politikani Aleksandar Arsenijeviq?- Të dy japin versionet e tyre

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, është parë ulur në një kafene me politikanin serb, Aleksandar Arsenjeviq, në veri të vendit. Ka edhe pamje nga ky takim. Por,…

Osmani: Afrim Bunjaku e dëshmoi se kjo tokë është atdheu ynë i përjetshëm

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot në njëvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit ka rikujtuar heroin Afrim Bunjaku i cili u vra në mbrojtje të…

Zbulohet emri i rrugës “Afrim Bunjaku” në Banjskë

Rruga rajonale Ballaban-Banjskë tashmë ka emrin e heroit Afrim Bunjaku. Për zbulimin e emrit të kësaj rruge atje shkoi kryeministri Albin Kurti, kryeparlamentari Glauk Konjufca, si dhe…

Elshani: Situata në veri krahasuar me vitin e kaluar është si nata me ditë

Zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani e ka kujtuar sulmin terrorist në Banjskë në njëvjetorin e kësaj ngjarjeje. Ai tha se tani situata e sigurisë është…

Momenti kur Afrim Bunjaku me kolegë patrullonin në Zveçan pak para sulmit në Banjskë

Një vit më parë në fshatin Banjskë të Zveçanit, një grup i armatosur i prirë nga ish-politikani Millan Radoiçiq, sulmoi Policinë e Kosovës. Afrim Bunjaku, tashmë hero i…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *