Nuk ka qetësi as sonte në Prishtinë.
Në lagjen Dardania dyshohet se ka pasur të shtëna me armë zjarri.
Nuk dihet nëse ka ndonjë person të lënduar nga ky rast, apo cili është bilanci i kësaj ngjarje.
Jozyrtarisht Klani ka mësuar se hetuesit policor i kanë mbledhur tetë gëzhoja në vendin e ngjarjes.
Po ashtu, policët i kanë intervistuar edhe dëshimitarët e rastit, njofton Klan Kosova.
Të shtëna por me viktima pati dje në kryeqytet.
Pas një konfrontimi me armë zjarri u vranë dy persona, në mesin e tyre edhe një grua e cila s’kishte të bënte me rastin, por në momentin kritik kishte qenë në veturë para shtëpisë së saj.
Në vendin e ngjarja po qëndron edhe një ekip i televizionit Klan Kosova/ Klankosova.tv