“I frikshëm linçimi publik që po i bëhet profesorit”-Adelina Ismaili reagon rreth deklaratës së aktorit Enver Petrovcit

Adelina Ismaili ka reaguar lidhur me deklaratën e aktorit Enver Petrovcit i cili në emisionin e saj kishte ofenduar rëndë ish-komandantët e UÇK-së, teksa thurte lavdata për Kryeministrin aktual Albin Kurti.

Adelina e ka quajtur linçim të frikshëm reagimet ndaj deklaratës së Petrovcit.

“I frikshëm linçimi publik që po i bëhet prof Enver Petrovcit vetëm pse deklaroi se “Udhëheqësit e UÇK-së i ka krijuar koha”, ka shkruar ajo.

Tutje, Adelina në një postim në rrjetin e saj në Instagram, ka mbajtur edhe një ligjëratë, duke e arsyetuar deklaratën e Petrovcit përmes disa liderëve që i ka krijuar koha.

Edhe Enver Hoxhën e ka krijuar koha. Edhe Charles de Gaulle-in e ka kriju koha. Histori kolektive çfarë po lexoj kundër prof.Petrovci këto 24 orët e fundit.

Deklaratën ofenduese të Petrovcit ndaj udhëheqësve të UÇK-së, Adelina e ka quajtur vlerësim të një artisti per politikanë.

Nëse një artist nuk guxon ta vlerësojë se një politikan është më artistik sesa tjetri, sa guxojmë të flasim ne tjerët?”, ka shkruar Adelina Ismajli.

Rikujtojmë se aktori Petrovci kishte deklaruar se Kurti ka lexuar libra që nga mosha dy-tre vjeçare, ndërsa për ish-udhëheqësit e shtetit thotë se erdhën rastësisht në shprehje. Pëtrovci e ka shtrembëruar totalisht të vërtetën duke thënë se “lufta i ka bërë këta”, pa e përmendur faktin se në fakt këta e kishin bërë luftën.

Related Posts

Valon Syla e quan shejtan reperin Gold AG

Analisti Valon Syla, e ka quajtur shejtan reperin Gold Ag. Syla në Facebook ka shkruar se Gold Ag trupin e ka me tatuazhe ndërsa pret me la…

Gold AG i ashpër për konvertimet fetare që po bëhen kohëve të fundit

Gold AG, i njohur për qëndrimet e tij të forta rreth besimit dhe identitetit kombëtar, ka folur hapur për konvertimet fetare që po ndodhin kohëve të fundit….

Françeska Murati largohet nga studio pas karikaturës së artistit të ri

Një situatë e papritur ka ndodhur në “E Diell” me rubrikën “Pa filtra” ku si opinioniste është dhe Françeska Murati. Një i ri i cili vjen në…

Fero më i lumtur se kurrë, kjo është arsyeja

Fero ka mbushur instagramin me video dhe foto tejet simaptike. Pas ngjarjeve të fundit, Fero po shfaqet më i lumtur se kurrë pranë vjazës së tij Nina….

Reagimi i Lunës teksa i këndon Luizi do ju shkrij zemrën

Luizi dhe Kiara janë çifti më i përfolur në media rozë dhe jo vetëm. Dyshja publikojnë video herë pas here të vajzës së tyre Luna. Së fundmi…

Shyhretja në këtë foto s’ dallohet nga vajzat, nusja e mbesat e saj

Shyhrete Behluli ikona e muzikës, po zbukurohet secilën herë e më shumë. Ajo ka publikuar një foto e rrethuar me nusën, vajzat e mbesat. Në mesin e…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *