Gold Ag reagon ashpër ndaj deklaratës së Enver Petrovcit, i reagon menjëherë aktori i njohur kosovar

Një deklaratë e aktorit kosovar Enver Petrovci ka nxitur shumë reagime në Kosovë.

Ai ka folur me përçmim për ish-udhëheqësve të UÇK-së, ndërsa e ka lavdëruar kryeministrin Albin Kurti.

Sipas tij, Kurti lexon më shumë se të gjithë të tjerët bashkë në Parlament, ndërsa për ish-udhëheqësit tjerë të shtetit tha se erdhën rastësisht në shprehje vetëm për shkak të luftës.

“Unë mendoj se Albini është ai që është, e nuk është mirë. Sepse Albini s’fulliratë hiç. Ky është ky që është. Kshtu mendoj, kështu mendoj. Ky është shumë i meçëm, jam i sigurt, ma shumë ka lexu ky sesa krejt parlamenti bashkë. Ai nuk lexon tash se është bë kryeministër. Ky ka lexu prej kur është dy vjeç e gjysmë. Nejse mos ta teproj… kur i ka bë gjashtë vjeç. Këta tjertë i ka lindë koha. Lufta i ka ba këta. Këta kurrgja s’kishin qenë, po të mos kishin qenë në luftë. Kishin qenë do mësuesa do bodyguarda. Kurrgja s’kishin qenë hiç. Kishin kalu afër nesh… në televizion s’kishin mujtë me hy. Këta i ka bë koha. Albini u bë vetë”, tha Petrovci në emisionin “Show i së Premtës me Adelina Ismajlin” në RTK.

Por kjo deklaratë nuk i ka pëlqyer reperit nga Presheva Gold Ag.

Ai thotë se sa për Enver Petrovcin ende Dragani do të ishte duke patrulluar nëpër Kurriz (lagje në Prishtinë). “Gjithmonë kam menduar se e luan mirë rolin e armikut, ama ti pernime nuk po aktrojshe”, ka shkruar Gold Ag.

Ndërsa poshtë këtij statusi të reperit, ka reaguar aktori kosovar Dardan Gashi. Ai ka thënë e njeh mirë profesorin dhe pa dashur që ta arsyetojë deklaratën e tij, mendon se deklarata e tij është keqkuptuar.

“Nuk ka qenë qëllimi i tij që t’i përbuzë ushtarët e UCK-së, përndryshe profa ka qenë i plagosur në luftë:, ka shkruar aktori.

Shiko foton:

Related Posts

Valon Syla e quan shejtan reperin Gold AG

Analisti Valon Syla, e ka quajtur shejtan reperin Gold Ag. Syla në Facebook ka shkruar se Gold Ag trupin e ka me tatuazhe ndërsa pret me la…

Gold AG i ashpër për konvertimet fetare që po bëhen kohëve të fundit

Gold AG, i njohur për qëndrimet e tij të forta rreth besimit dhe identitetit kombëtar, ka folur hapur për konvertimet fetare që po ndodhin kohëve të fundit….

Françeska Murati largohet nga studio pas karikaturës së artistit të ri

Një situatë e papritur ka ndodhur në “E Diell” me rubrikën “Pa filtra” ku si opinioniste është dhe Françeska Murati. Një i ri i cili vjen në…

Fero më i lumtur se kurrë, kjo është arsyeja

Fero ka mbushur instagramin me video dhe foto tejet simaptike. Pas ngjarjeve të fundit, Fero po shfaqet më i lumtur se kurrë pranë vjazës së tij Nina….

Reagimi i Lunës teksa i këndon Luizi do ju shkrij zemrën

Luizi dhe Kiara janë çifti më i përfolur në media rozë dhe jo vetëm. Dyshja publikojnë video herë pas here të vajzës së tyre Luna. Së fundmi…

Shyhretja në këtë foto s’ dallohet nga vajzat, nusja e mbesat e saj

Shyhrete Behluli ikona e muzikës, po zbukurohet secilën herë e më shumë. Ajo ka publikuar një foto e rrethuar me nusën, vajzat e mbesat. Në mesin e…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *