Babai i Sibelës që u vetëvra: Nëna e saj e çoi në këtë rrugë, kishte lidhje me Altin Çokun

Shpërndarja e një fotoje intime në TikTok u bë shkak i vetëvrasjes së 27-vjeçares Sibela Abedini. Nëna e një vajze u hodh nga tarraca e katit të katërt të pallatit ku banonte me qira në Kamëz. Pas ngjarjes e ëma e Sibelës kërkoi të zbardhet e vërteta për ngjarjen pasi vajza e saj nuk e bënte kurrë një gjë të tillë pasi 27-vjeçarja nuk shkonte nëpër hotele.

Ndërkohë babai i Sibelës thotë se fajtore është mamaja e Sibelës, që e ka çuar deri në këtë situatë, pasi ajo ka pasur komunikim me Altin Çokun. Ai tha se gruaja e tij duhet të merret në pyetje për të treguar si Altin Çoku u njoh me vajzën e tij.

“Sibela nuk kishte shqetësim, me mua ka folur në mënyrë normale. I kam thënë që për një javë do të marr në Itali. Vajza ka qenë tek bashkëshorti në Kosovë. E ëma është imorale. Ta them me pastërti. Unë mendoj që nëna e Sibelës ka pasur lidhje me Çokun. Ai person ka përfituar nga kjo gjë dhe i ka bërë shantazhe vajzës. Kam dyshime tek gruaja ime, ajo të merret në pyetje, sesi Altin Çoku hyri në familjen time. Kam bërë 3 herë kërkesë për divorc dhe asnjëherë nuk jam thirrur për të bërë divorcin. Në Itali ka 5 vite që jam këtu. Sibela më ka thënë se ka shkuar në Kamëz, pasi burri i saj në Kosovë, kishte gjetur tjetër bashkëshorte. Mua bashkëshortja më ka futur 7 vite burg, sepse zonja më ka akuzuar për shfrytëzim”, tha babai i Sibela Abedinit, vajzës së vetëvrarë në Kamëz pas shantazhit me video intime, të bërë nga Altin Çoku.

Related Posts

Aziz Salihu feston ditëlindjen e 70-të, Monika me urim të veçantë

Legjenda e sportit dhe figura emblematike e Kosovës, Aziz Salihu ka festuar ditëlindjen e tij të 70-të me një atmosferë të mbushur me gëzim dhe përkujdesje nga…

Gjykata merr vendim për Naim Murselin dhe dy të dyshuarit e tjerë, Tom Dodaj lirohet nga paraburgimi, mbrohet në liri

Gjykata Supreme e Kosovës ka marr vendim që Tom Dodaj i arrestuar për shitjen e armës tek Granit Plava, dorasi i vrasjes së Liridona Ademajt do të…

Shembet një pjesë e autostradës në Kinë: 19 persona humbën jetën, 30 të tjerë janë lënduar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kinën jugore, ku një pjesë e një autostrade është shembur duke lënë të paktën 19 persona të vdekur, kështu u…

Moment i sikletshëm për Erjolën, i dalin pjesët intime teksa Çimi e hedh në pishinë

Momente të bukura dhe gazmore ka patur mbrëmë në shtëpinë e “Big Brother VIP3”. Teksa banorët qëndronin jashtë në oborr, Vëllai i Madh u ka vendosur muzikë…

Zhvillime në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, lirohet njëri nga të dyshuarit

Gjykata Themelore e Prishtinës, ua ka vazhduar edhe për dy muaj paraburgimin, Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët dyshohen për vrasjen e Liridona Ademajt….

“Shumë provokuese”, Balje i reagon Kurtit për Kodin Civil: E votojmë nëse e hekni pikën për LGBT

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje, e cila ka qenë shumë e zëshme sa herë është diskutuar Kodi Civil. Balje e ka komentuar deklaratën e Kurtit,…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *