Fillon “Ferma Vip”, Bes Kallaku shpjegon rolin që do të ketë: Unë do jem ai që do i fus të gjithë të punojnë

Aktori i njohur, Bes Kallaku ka shpjeguar misionin e tij në “Ferma Vip”. Me nota humori, ai theksoi se do të jetë më i urryeri nga fermerët, pasi do t’i organizojë ato në punët e përditshme të fermës.

“Unë do jem ai që do i zgjoj, unë do jem ai që do i torturoj, unë do jem ai që do i fus të punojnë, unë do jem ai që do i fus me kosit, që do i mësoj si të mjelin lopën, sepse këto janë eksperienca që unë i kam kaluar në jetë”, shpjegoi ai.

Fshati, siç ai thekson, është habitati i tij, ndaj në këtë format e gjen veten më mirë se kudo.

“Unë jam në habitatin tim duke qenë se deri në moshën 20-vjeçare kam jetuar me gjyshërit e mi në fshat, në Bubq, atëherë unë jam në habitatin tim. Personi që dua të falenderoj në çmendurinë e saj është Olta Dulaku sepse një person i çmendur si ajo mund të krijonte një Bubq në periferi të Tiranës. Dua të falenderoj Oltën sepse pati një sfidë jashtëzakonisht shumë të madhe pati sfidën për të gjetur kryekatunarin më të famshëm në Shqipëri që jam unë”, theksoi ai.

Çizmet, sipas Besit, janë ogur i mbarë i karrierës, të cilat do e shoqërojnë edhe në këtë format.

“Oguri i mirë i të gjithë karrierës time artistike në daljen time televizive kanë qenë çizmet dhe unë e nis rrugëtimin tim në Vizion Plus e “Ferma Vip”, po prapë me çizme”, tha ai.

Megjithatë, sfidat e këtij formati do të përcaktohen nga agai.

Related Posts

Santiana: I fali pesë vaktet, lidhja ime me Zotin është diçka personale

Në një intervistë të fundit, Santiana Maloku ka ndarë me sinqeritet dhe ndjenjë detaje të thella nga jeta e saj personale. Pasi u përfol shumë për shkak…

Basha-Haradinajt: Vuçiqi po kërkon terrenin si me juve, ku e ka pas Radojqiçin shef në veri

Pas konferencës së djeshme të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka reaguar kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ai e ka fajsuar Vuçiqin për situatën në Veri, ndërkohë…

Besimtare myslimane dhe jetë luksoze – 19-vjeçarja shqiptare që ka ndezur polemikat

Hatixhe Brika, është vetëm 19 vjeç. Por ajo është kthyer në një përsonazhe të njohur në rrjetet sociale, teksa së fundmi i është hequr patenta, si dhe…

Krasniqi: Ura mbi lumin Ibër do të hapet vetëm në koordinim me KFOR-in

“Urën do ta hapim vetëm në koordinim me KFOR-in”, kështu tha ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Për Arbëria.Tv, ai i është kundërpërgjigj presidentit të Serbisë, Vuçiq, kur…

VIDEO/ Pësoi apo jo aksident? Meriton Mjekiqi sqaron ndjekësit

Meriton Mjekiqi i ka demantuar lajmet në të cilat thuhej se ai ka pësuar aksident. Teksa falenderon të gjithë për interesimin ai thotë se është duke u…

Heidi vulosë ndarjen nga Romeo?

Një nga ngjarjet më të përfolura të medias rozë gjatë ditëve të fundit ka qenë ndarja e përfolur mes Romeo Veshajt dhe Heidi Bacit. Prej ditësh po…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *