Fifi mbetet ‘pa punë’? Tarifat e larta e largojnë nga ky vend

Fifi, vazhdon të jetë një nga emrat më të dashur për publikun.

Artistja nga Ferizaj, në një bashkëbisedim me ndjekësit së fundmi në rrjetet sociale, ka folur më shumë rreth jetës dhe karrierës profesionale.

Një nga pyetjet e ndjekësve të saj ishte se nuk e vlerësojnë aq sa duhet, marrë parasysh sukseset që ka arritur dhe vlerësimet për zërin që ka.

“A mendon që nuk vlerësohesh aq shumë në estradë sa e meriton, me zërin që ke?”, ka qenë pyetja e një prej ndjekësve.

Ndërkohë, artistja u përgjigj: “Secili e merr atë që i takon.

Atë që ka risk, dikush më pak e dikush më shumë.

A meritoj më shumë dhe a do marrë atë që meritoj e di vetëm Zoti i Madh”.

Prej kohësh Fifi duket më e distancuar nga produksionet e reja, por edhe nga koncertet.

Që nga ardhja në jetë e djalit të saj, këngëtarja ka bërë përpjekje për të rikthyer fuqishëm, por duket se koncertet për të kanë qenë të pakta.

Edhe verën që sapo kaloi,ajo kishte pak data të zëna, ndryshe nga vitet e shkuara, ku duhet thënë se artistja ishte ndër më të kërkuarat dhe më të paguarat.

Por duket se tregu ka ndryshuar shumë muajt e fundit dhe Fifi nuk është më ndër të preferuarët e publikut të netëve live, pohon Panorama.

Rreth kësaj ka reaguar edhe vetë këngëtarja, duke u shprehur se të pakta kanë qenë klubet që e kanë ftuar për të kënduar.

Fifi rrëfeu se po përballet me disa vështirësi në këtë periudhë pasi jo të gjitha klubet e natës në Kosovë dhe në Shqipëri janë treguar dashamirëse me të.

Përmes një postimi në Instagram, këngëtarja ka treguar se klubet nuk e kanë ftuar pasi çmimi që ajo kërkonte ishte i lartë, ndërkohë që ftojnë artistë të huaj.

Related Posts

A do të futet sërish në Big Brother? Flet Efi: Aty fitova shumë dashuri, por…

Efi Dhedhes ka folur për eksperiencën e saj në Big Brother VIP dhe si nisi aventura në Për’Puthen. Ish-banorja e shtëpisë më të madhe në Shqipëri u…

Pas problemeve me Feron, Arbenita e merr vajzën, publikon foto duke udhëtuar me aeroplan

Pas disa ditëve, modelja Arbenita Ismajli është ribashkuar me vajzën, Ninën. Imazhin e publikoi në llogarinë e saj në “Instastory”. “Të enjteve ne udhëtojmë”, shkroi krahas imazhit ku…

Aurela Gaçe bie pre e lajmit të rremë, ja reagimi i saj

Një nga artistet më të njohura të skenës shqiptare, Aurela Gaçe, është përballur me një situatë të pakëndshme, ku imazhi i saj është përdorur në mënyrë të…

Nuri i shtatzënisë, Sara shkëlqen në ‘selfien’ e fundit

Sara Gjordeni është duke shijuar shumë pritjen e ëmbël. Nuri i shtatzënisë po e zbukuron dita-ditës dhe barku i saj është formësuar për mrekulli. Së fundmi ka…

Elvana Gjata reagon për herë të parë! Ja e vërteta për Ervin Matën!

Këngëtarja Elvana Gjata ka reaguar për herë të parë pas shumë kohësh, lidhur me lajmet rozë që janë bërë për profilin e saj, romanca e supozuar me…

Pasi u martua me Dafinen, Kreshniku merr vëndimin drastik për vëllain e tij

Këngëtarja e suksesshme Dafina Zeqiri dhe partneri i saj, Kreshnik Gjergji, janë një nga çiftet më të komentuara në industrinë e muzikës shqiptare. Ata kanë tërhequr vëmendjen…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *