Babai i Dua-s, Dukagjin Lipa, nominohet për çmimin e rëndësishëm në Britani

Dukagjin Lipa, babai dhe menaxheri i Dua Lipës, ka marrë përsëri vëmendjen e skenës muzikore ndërkombëtare.

Këtë herë, ai është nominuar për Çmimin “Menaxheri i vitit” nga “Music Business UK Awards”.

Nominimi vjen si konfirmim i suksesit të tij si menaxher, veçanërisht si menaxheri i vajzës së tij, këngëtares Dua Lipa.

Nën menaxhimin e Dukagjin Lipës dhe si pjesë e “Radical Management”, Dua Lipa ka arritur sukses në mbarë botën dhe ka thyer rekorde si artistja më e dëgjuar femër me shumë këngë që kanë miliarda shikime e dëgjime në platformat si YouTube e Spotify, mes tjerash.

Çmimet nga “Music Business UK Awards” vlerësojnë menaxherët që kanë bërë një ndikim të madh në karrierat e artistëve të tyre dhe që kanë treguar aftësi të jashtëzakonshme në promovimin e suksesit të tyre global.

Ceremonia do të zhvillohet në mbrëmjen e së martës, më 5 nëntor, në ‘Grand Connaught Rooms’ në qendër të Londrës dhe do të njohë sukseset jo vetëm në fushën e menaxhimit, por në të gjitha fushat e industrisë muzikore në Mbretërinë e Bashkuar, me një fokus të veçantë te talentët britanikë.

Related Posts

​Ylli i muzikës akuzohet për përdhunim

Ylli i muzikës Garth Brooks është akuzuar për përdhunim dhe sulm seksual në një padi të ngritur nga ish-artistja e flokëve dhe grimit të tij. Jane Roe…

Ky person kaloi Mark Zuckerberg, bëhet personi i parë më i pasur në botë

Mark Zuckerberg është bërë personi i dytë më i pasur në botë për herë të parë. Drejtori Ekzekutiv dhe bashkëthemeluesi i Meta ka mposhtur edhe Jeff Bezos…

Bes Kallaku e bëri veprimin e papritur sot, i habiti të gjithë

Këngëtari i njohur Bes Kallaku ka habitur ndjekësit e tij me një veprim të pazakontë ditën e premte, kur zgjodhi të kalonte kohë në plazh, pavarësisht motit…

Zbulohet data e saktë kur fillon “Big Brother Vip Kosova”

Fillimi i tetorit pritet ta sjellë edhe edicionin e tretë të “Big Brother Vip Kosova”. Burimet e revistës “Kosovarja”, bëjnë me dije që këtë vit ky spektakël…

Fillon puna për BBV4, tregohen pamjet e para nga shtëpia më e famshme në Shqipëri…

Lajmi se këtë vit BBV do të nisë më shpejt se herët e tjera është bërë viral pak kohë më parë, edhe nga “ngacmimet” e producentes Sara…

Diolës i bëhet vajza si shoqe, publikojnë foton më të ëmbël nënë e bijë

Në një botë ku marrëdhëniet familjare shpesh mund të duken të ngarkuara, nutricionistja e njohur Diola Dosti ka ndarë një moment të veçantë me ndjekësit e saj…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *