Presidentja paditet për shpifje, kërkohet kompensim financiar

Analisti i sigurisë Bedri Elezi ka paditur presidenten Vjosa Osmani për shpifje.

Rreth tre muaj më parë Elezi kishe publikuar një shkrim në “Facebook” ku deklaroi se ka dyshime që presidentja Osmani, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe shefja e Grupit Parlamentar të LVV’së Mimoza Kusari-Lila, dyshohet se janë të përfshirë në spiunazh.

Për këtë çështje Osmani reagoi përmes këshilltarit të saj Bekim Kupina. Teksa i quajti shpifje pretendimet e Elezit, ajo iu bëri thirrje policisë dhe prokurorisë që “urgjentisht të ndërmarrin masa, bazuar në raportet e shumta të institucioneve të sigurisë, të cilat dëshmojnë aktivitetin e vazhdueshëm të individit Bedri Elezi në dëm të sigurisë kombëtare”.

Në padinë e Elezit ndaj Osmanit thuhet se ky etiketim nga presidentja ia ka dëmtuar reputacionin atij.

“Përfshirja e këtyre fakteve të pavërteta ka kulmuar me dëmtimin e reputacionit të paditësit si person shumë i respektuar në shoqërinë kosovare për shkak të pozitave shumë të rëndësishme që ushtron si drejtor gjeneral i Qendrës për Siguri Kombëtare në Kosovë”.

Po ashtu, thuhet se Elezit iu ka rrezikuar jeta, pasi ka marrë një sërë kërcënimesh nga postimi i Osmanit.

“Duke pas parasysh këto shpifje dhe etiketime Elezit iu ka rrezikuar jeta e tij dhe e familjes së tij me çka dëshmohet edhe nga komentimet në Facebook të cilat komente kryesisht kanë qenë kërcënuese”.

I njëjti ka kërkuar që të kompensohet me kamatë ligjore 8 % nga e paditura sipas ekspertizës.

Related Posts

Osmani takohet me presidentin francez Emmanuel Macron

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron dhe Zonjën e Parë, Brigitte Macron. Osmani ka publikuar pamje nga pritja atje, derisa ka thënë…

“Kush o për mu puthë” – Adriana Matoshi me pyetje provokative

Deputetja e Vetëvendosjes, Adriana Matoshi, është mjaft aktive dhe ndan me fansat postime të ndryshme. Matoshi ka befasuar të gjithë me postimin që ka bërë në Instagarm….

Pas aksidentit lajmërohet bashkëshorti i Genta Ismajlit

Mbrëmë është raportua se Genta Ismajli ditë me parë pësoi aksident në Shtetet e Bashkuara përkatësisht në Çikago. Për këtë ka reaguar edhe bashkëshorti i saj Usta…

“Dukesh si Xhensila, e keni një doktor..” – Bora Zemani thumbohet keq nga ndjekësit

Moderatorja e njohur, Bora Zemani, ka ndarë së fundmi disa fotografi të mrekullueshme në Instagram, ku tregon flokët e saj të sapondryshuar. Ajo shfaqet me një kostum…

Ja çfarë nuk pëlqyen ish gratë tek Blero Muharremi

Të gjithë e njohin Bleron, këngëtarin e shumë hiteve dhe të bujës së shpeshtë mediatike. Por, si e përshkruan Blero vetën? Ai, thotë se është njeri i…

Alba Merovci e Astrit Gashi shfaqen kaq të dashuruar rrugëve të Prishtinës

Gazetarja dhe prezantuesja e njohur e “RTK”-së, Alba Merovci, dhe analisti politik dhe gazetari Astrit Gashi, janë bërë një nga çiftet më të komentuar në mediat shqiptare….

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *