Elvana e Romeo flasin për serialin, zbulojnë detaje

Këtë të shtunë, do startojë seriali që bën bashkë aktorin Romeo Veshaj dhe këngëtaren Elvana Gjata. ‘Tenxherja Kapakun’ do të startojë më 5 tetor në ekranin e Top Channel.

Në një intervistë të dhënë për “Ftesë në 5”, të dy ata kanë treguar sfidat që kanë kaluar gjatë xhirimeve të këtij seriali, teksa gjithashtu kanë zbuluar dhe surprizat që priten nga ky serial.

“Përtej shakasë ka qenë një gjë shumë e bukur. Romeo ka qenë surprizë, sepse është një aktor shumë i mirë. Ka skena që i kemi bërë me një xhirim, ka skena që kanë zgjatur. Jemi njerëz në fund të ditës, pavarësisht se mundohemi të përshtatemi me personazhin. Ishte një projekt sfidues, por ja kemi dalë siç duhet. Kush vjen i pari në xhirime? Me kë po e bën intervistën e parë?! (qesh)”, u shpreh Elvana.

Ndërsa Romeo u shpreh:

“Elvana është një super artiste. Përveç se një këngëtare është dhe një aktore shumë e mirë komedie. Është privilegj të kesh një kolege të tillë. Në këtë serial do të qeshni. Janë xhiruar aq shumë materiale sa që se di sa kohë kemi që xhirojmë. Që unë vij i pari në xhirime janë vetëm llafe, sepse unë vij me një orë me vonesë (qesh). Të shkretët partnerët e mi, sepse më presin një orë. Unë këta ose i bëj që të punojnë të gjithë, ose s’ka. Seriali? Janë situata në çift, zënkat, jeta e një çifti në të gjitha dimensionet. Do ta gjejnë veten të gjithë çiftet, ose ata që do të bëhen çifte.

Gëzimi këtu është i shpesh, por zgjat shumë pak. Duhet të xhirosh shumë shpejt dhe nuk ke kohë të gëzohesh fare. Jemi bërë si “Game of Thrones”. Kam hyrë 27 vjeç e nuk e di kur do dalë. Kemi një vit që xhirojmë. Është bërë një super punë. Është një nga produksionet më të arrira.

Xhirohet vetëm me një dubël dhe teksti është fantastik. Regjisorja është fantastike, Andia Xhunga. Kemi një super staf. Jemi një familje e madhe që shkojmë shumë mirë me njëri-tjetrin. Përveç se janë njerëz të mirë, janë dhe shumë profesionist. Batutat që kam jashtë i fus brenda, ato që bëj brenda nuk i nxjerr jashtë.

10 seri të tjera? Patjetër që po. Është fat që jam këtu dhe punoj me këta njerëz për këtë projekt”, tha Romeo.

Related Posts

Burri në Prishtinë i hyn dajak të dashurës pasi i kërkoi të ndahen, Policia po e kërkon

Telashet e mosmarrëveshjet e shumta në martesa apo lidhje dashurie, në të shumtën e rasteve përfundojnë me kërkesën për ndarje. Por, kjo jo gjithmonë pritet me mirëkuptim…

Ky është aktori kosovar që do të jetë banor i Big Brother VIP Kosova

Big Brother Vip Kosova do të startojë edicionin e tretë me shumë gjasë javën e ardhshme. Produksioni po bën gati detajet e fundit të shtëpisë më të…

Vildania ua “heq” trurin me këtë paraqitje në fustan elegant

Modelja kosovare që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vazhdon të jetë aktive me fotot e saj në rrjetet sociale Bukuroshja, Vildane Zeneli ka postuar mbrëmë…

A është ky i dashuri misterioz i Elvana Gjatës?

Këngëtarja shqiptare Elvana Gjata po kalon një romancë me inxhinierin Elson Bajrakurtajn, i cili jeton në Londër dhe ka marrë pjesë në filmin “2 Gisht mjaltë 2”…

Skandali ‘Diddy’’, avokati: Emrat e bashkëpuntorëve do ju shokojnë

Sean “Diddy” Combs është vetëm një nga “njerëzit e shumtë të fuqishëm” që do të dënohen për krimet e supozuara të sulmit seksual që ndodhën në festat…

Oriola ‘djeg’ rrjetin, ekspozon gjoksin

E bukur dhe seksi, kjo është modelja shqiptare Oriola Marashi. Postimet e saj në rrjetet sociale janë thjeshtë mahnitëse ku paraqitjet e saj nuk duan koment. Fotografia…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *