Dua Lipa me shtëpi luksoze në Londër, nis ndërtimin e një mega-bodrumi me pishinë, palestër, kinema dhe studio

Dua Lipa është përfshirë në një projekt masiv për ndërtimin e një bodrumi të madh në pronën e saj në Hampstead, ku ajo planifikon të ketë një studio muzikore dhe pishinë.

Këngëtarja ka kaluar mbi tri vjet për të bindur këshillin lokal që të miratojë projektin, pasi pati shumë kundërshtime nga banorët për humbjen e hapësirave të gjelbra dhe çështje të tjera të mjedisit

Projekti përfshin gërmimin e mbi 500 tonë dhe, dhe ndërtimin e bodrumit në një thellësi prej gjashtë metrash, që është katër herë më i madh se bodrumi ekzistues, shkruan DailyMail.

Projekti i ri do të përfshijë një zgjerim prej 310 metrash katrorë dhe pritet të zgjasë për 12 muaj deri në prill të vitit të ardhshëm.

Për të adresuar shqetësimet e banorëve për zhurmën dhe dridhjet, pajisjet ndërtimore do të montohen me izolatorë të veçantë për të minimizuar shqetësimin e fqinjëve.

Në kuadër të projektit, është planifikuar edhe ndërtimi i një çatie ekologjike për të ruajtur biodiversitetin e zonës dhe për të bërë që bodrumi të integrohet sa më mirë me kopshtin ekzistues.

Dua Lipa, e cila ka një pasuri të vlerësuar prej 75 milionë funtesh (90 milionë euro), bleu këtë pronë kur ishte vetëm 22 vjeçe dhe është e emocionuar për ta shndërruar atë në një vend që reflekton stilin dhe nevojat e saj personale.

Pavarësisht sfidave dhe pengesave gjatë procesit të aplikimit, ajo është në rrugën e duhur për të përfunduar projektin e saj të madh.

Ndërtimi është shoqëruar me një plan të detajuar për menaxhimin e rrezikut nga përmbytjet dhe lëvizjet e strukturës, pasi bodrumet konsiderohen të rrezikshme për shkak të këtyre faktorëve.

Kjo është arsyeja pse ka pasur një studim të thellë mbi ndikimin që do të ketë ndërtimi në pronat fqinje.

Ndërsa ndërtimi vazhdon, ekipet e ndërtimit do të duhet të ndjekin rregullat e vendosura për të minimizuar ndikimin në banorët lokalë, duke përdorur pajisje të veçanta për të kontrolluar zhurmat dhe dridhjet.

Kjo është një përpjekje e madhe për Dua Lipën, dhe ajo mezi pret që shtëpia e saj të bëhet një hapësirë e përshtatur për jetën dhe krijimtarinë e saj profesionale.

Related Posts

Ky është personi që i mungoi Shkenda Dubovës në ditën e dasmës

Këngëtarja dhe afaristia, Shkenda Dubova i dha beqarisë fund, javën që lamë pas. Prive ishte aty për ta përcjellë dasmën nga afër, e një intervistë ua sollëm…

Çfarë po ndodh me Luana Vjollcën, moderatorja shpërthen në lot

Edhe pse momentalisht është e distancuar nga ekrani televiziv, Luana Vjollca vazhdon të mbetet aktive në rrjetet sociale, duke ndarë me ndjekësit e saj emocione të thella….

Pas ndarjes nga Bes Kallaku, Xhensila bën thuajse përditë këtë veprim

Pas ndarjes nga Besi, këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj ka zgjedhur një rrugë të re për të forcuar jo vetëm trupin, por edhe shpirtin e saj. Ajo…

“Befason” gruaja e Lutfi Hazirit: Nuk po e njoh burrin tim, ai ka…

Lutfi Haziri, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka bërë bujë të madhe me pamjen e tij të re, duke humbur plot 24 kilogramë. Ky transformim…

Beqare apo në një lidhje? Zbulohet e vërteta për ish banoren e BBVA

Rike Roçi ka qenë një nga personazhet më të pëlqyera e më të komentuara në Big Brother VIP Albania 3. Ajo së fundmi në një intervistë për…

Ekskluzive! Jo Valon Syla, zbulohet kush do jetë opinionist këtë sezonë në “BBV Kosova”?

“Big Brother Vip Kosova 3” ka zgjuar interes të madh tek audienca. Përveç banorëve interes të madh ditëve të fundit ka zgjuar edhe karrika e opinionistit, se…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *