Mbeti shtatzënë kur ishte studente, Arjola Demiri: E vuaja që ….

Arjola Demiri është një nga aktoret më të dashura për publikun e veç karrierës, e njohim edhe si një nënë të përkushtuar. Ajo ka tre fëmijë, përkatësisht të moshave 17, 16 dhe 12 vjeç me të cilët ka një marrëdhënie shumë të ngushtë.

Periudhën e adoleshencës që ajo po kalon tani me ta e përshkruan në “Rudina” në Tv Klan si një ndër më të vështirat. Lidhur me temën e lejes së lindjes, Arjola shprehet se është bërë nënë kur ishte ende studente dhe pavarësisht se tani mendon që ka bërë zgjedhjen më të mirë duke qëndruar me fëmijët, asokohe dëshironte që paralelisht edhe të punonte.

Arjola Demiri: Unë kam qenë studente, kam qenë në vitin e katërt kur kam ngelur shtatzënë me Helgën, në universitet. Rubini ka ardhur direkt shumë afër, mbrapa…

Rudina Magjistari: S’ke qenë në marrëdhënie pune në atë periudhë.

Arjola Demiri: Nuk kam qenë në marrëdhënie pune, por di të të them që e kam vuajtur shumë këtë pjesën që nuk isha në marrëdhënie pune, doja t’i bëja të dyja paralelisht.

Rudina Magjistari: Por ndërkohë nëse do të kishe qenë në marrëdhënie pune, ti do të ishe shkëputur, do e kishe bërë lejen e plotë të lindjes?

Arjola Demiri: Sigurisht që do të isha shkëputur. Unë po të them siç e mendoja në atë kohë, e vuajta shumë këtë periudhën që shoqet e mia ishin në punë, sapo kishin startuar të dilnin në skenë, e vuajta shumë. Më pas, nëse analizoj, them që karriera dhe fëmijët, ndoshta, unë për faktin që e nisa shumë vonë karrierën duke qenë se bëra 10 vjet pauzë dhe them që kam bërë shumë mirë sepse e kam shijuar, e kam shijuar çdo moment me ta dhe është një periudhë shumë e rëndësishme që duhet t’u rrish afër. Është shumë e rëndësishme që nënat të kalojnë etapën deri në 5 vjeç me fëmijët e tyre. Unë e kam shijuar këtë dhe në këtë periudhë që jam, them që kam bërë shumë mirë që kam bërë zgjedhjen më të mirë.

Related Posts

Pa operacione plastike, Ledion Lico publikon një foto se si dukej Kiara vitë më parë

Prezantuesi i njohur, Ledion Lico, ka ndarë me ndjekësit një fotografi të re, në të cilën shfaqet krah moderatores dhe influencueses Kiara Titos. Kjo foto ka tërhequr vëmendjen…

Luana Vjollca konfirmon ftesën për rikthim né TCH, por cila është zgjedhja e saj?

Filloi sezoni i ri televiziv dhe prej kohësh publiku shqiptar ka një pyetje: “Ku do e shohim Luanën këtë sezon?” Aludime ka patur pafund, nga oferta për…

Jul Deda thumbon sërisht Ermal Mamaqin?

Aktori Julian Deda, ka bërë një deklaratë të fortë ku ka ironizuar personazhet që ndesh në rrjetet sociale, e që krijojë trajnime e video motivuese. Përmes një…

Garë për prezantimin e ‘BBVK’, Arbana apo Alaudini?

‘BBVK’ është një format ku mbledh shikues të shumtë. Ky Reality Show thuhet se do të prezantohet nga Arbana Osmani. Në rrjet po qarkullon lajmi që Luizi…

Shkenda Dubova shtatzënë?

 Lajmi më i komentuar i këtyre ditëve është padyshim martesa e Shkenda Dubova. Ajo i dha fund beqarisë duke e kurorëzuar lidhjen me Mentorin. A është bukuroshja…

Big Mama vazhdon me të sajen, nuk i ndahet serbishtes

Këngëtarja e njohur nga Tetova, prej vitesh e dashur dhe e pëlqyer për karakterin e saj, së fundi u vendos krejt në fokus të kritikes. Një interpretim…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *