Sherr për të dashurin mes dy grave, njëra i vë flakën tjetrës

Në Catania, në kulmin e një debati në rrugë mes dy grave, një 40-vjeçare i ka hedhur tjetrës benzinë dhe i ka vendosur flakën.

Sulmi ndodhi gjatë një takimi për të sqaruar çështjet e pazgjidhura që lindën pas një mosmarrëveshjeje mes vajzave që po “grindeshin” për një të dashur.

Viktima e sulmit është një 26-vjeçare. Ajo ka pësuar djegie në 20% të trupit (në fytyrë, qafë, krahë dhe gjoks) dhe është shtruar në repartin e terapisë intensive të spitalit Cannizzaro.

Sipas një rikonstruksioni fillestar të ngjarjes konflikti ka nisur pas një sërë debatesh që kanë pasur në telefon dy vajzat për një djalë.

Sulmi ndodhi të enjten në mbrëmje gjatë një takimi sqarues për zgjidhjen e çështjes. Një grup personash, burra dhe gra, kanë shkuar në godinën e familjes së viktimës për të sqaruar.

Mes personave që ndodheshin në shtëpi ishte edhe 26-vjeçarja, të cilës një grua, nënë e njërës prej vajzave që po grindeshin për të dashurin e saj, i ka hedhur benzinë dhe më pas i ka vënë zjarrin. (A2 Televizion)

Related Posts

Pa operacione plastike, Ledion Lico publikon një foto se si dukej Kiara vitë më parë

Prezantuesi i njohur, Ledion Lico, ka ndarë me ndjekësit një fotografi të re, në të cilën shfaqet krah moderatores dhe influencueses Kiara Titos. Kjo foto ka tërhequr vëmendjen…

Luana Vjollca konfirmon ftesën për rikthim né TCH, por cila është zgjedhja e saj?

Filloi sezoni i ri televiziv dhe prej kohësh publiku shqiptar ka një pyetje: “Ku do e shohim Luanën këtë sezon?” Aludime ka patur pafund, nga oferta për…

Jul Deda thumbon sërisht Ermal Mamaqin?

Aktori Julian Deda, ka bërë një deklaratë të fortë ku ka ironizuar personazhet që ndesh në rrjetet sociale, e që krijojë trajnime e video motivuese. Përmes një…

Garë për prezantimin e ‘BBVK’, Arbana apo Alaudini?

‘BBVK’ është një format ku mbledh shikues të shumtë. Ky Reality Show thuhet se do të prezantohet nga Arbana Osmani. Në rrjet po qarkullon lajmi që Luizi…

Shkenda Dubova shtatzënë?

 Lajmi më i komentuar i këtyre ditëve është padyshim martesa e Shkenda Dubova. Ajo i dha fund beqarisë duke e kurorëzuar lidhjen me Mentorin. A është bukuroshja…

Big Mama vazhdon me të sajen, nuk i ndahet serbishtes

Këngëtarja e njohur nga Tetova, prej vitesh e dashur dhe e pëlqyer për karakterin e saj, së fundi u vendos krejt në fokus të kritikes. Një interpretim…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *