Me syze dhe i buzëqeshur, momenti kur deputeti i PD-së dorëzohet që ta vuajë dënimin me burgim

Deputeti i Partisë Demokratike në opozitë, Ervin Salianji, u vetëdorëzua pasditen e 27 shtatorit në policinë e Tiranës, për t’iu nënshtruar procedurave për vuajtjen e dënimit me një vit burgim.

Vendimi ndaj tij u mor një ditë më parë nga Gjykata e Apelit, në lidhje me akuzën “kallëzim i rremë”.

Apeli la në fuqi vendimin që kishte dhënë Gjykata e shkallës së Parë, për rastin e një audio-përgjimi, ku pretendohej se vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ishte përfshirë në trafik droge.

Salianji u paraqit në polici rreth orës 17:00, ndërsa u shoqërua nga dhjetëra mbështetës të tij.

Më herët, pas përfundimit të mbledhjes së grupit të deputetëve të PD-së, ai deklaroi se betejën e tij do ta vijojë edhe nga qelia.

“Çdo përpjekje që kam bërë ka qenë për interesin publik. Pavarësisht se gjatë diskutimeve, grupi i PD-së vendosi të ngujohej në seli me idenë e një përplasje, duke qenë se është vendim politik, por duke qenë se unë jam shprehur se do përballem kudo që ta kërkojnë, duke privuar lirinë nj[ vit, do ta bëj betejën aty”, u shpreh Salianji.

Më pas ai u nis drejt policisë së Tiranës, ku pas procedurave niset për të vuajtur dënimin në burgun e Fierit.

Në mbledhjen e grupit të PD-së është vendosur që më 6 tetor të organizohet një protestë, për të kundërshtuar vendimin për Salianjin, që PD e cilëson politik.

Kreu i grupit të deputetëve demokratë, Gazment Bardhi tha se me shumicën socialiste nuk do të ketë më asnjë marrëdhënie normale në Kuvend.

Në audio-përgjimin, që u publikua në vitin 2018 nga deputeti Salianji, pretendohej për një bisedë mes vëllait të ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Fatmir Xhafa dhe një ish-të dënuari në Itali për trafik droge.

Opozita kërkoi dorëheqjen e Xhafajt, ndërsa ai vetë mohoi që i vëllai të ishte përfshirë në trafik droge.

Sipas prokurorisë, biseda ishte e sajuar dhe Salianji ishte përfshirë në “krijimin e provave të rreme për të dëmtuar politikisht ministrin Fatmir Xhafaj”.

Related Posts

Pa operacione plastike, Ledion Lico publikon një foto se si dukej Kiara vitë më parë

Prezantuesi i njohur, Ledion Lico, ka ndarë me ndjekësit një fotografi të re, në të cilën shfaqet krah moderatores dhe influencueses Kiara Titos. Kjo foto ka tërhequr vëmendjen…

Luana Vjollca konfirmon ftesën për rikthim né TCH, por cila është zgjedhja e saj?

Filloi sezoni i ri televiziv dhe prej kohësh publiku shqiptar ka një pyetje: “Ku do e shohim Luanën këtë sezon?” Aludime ka patur pafund, nga oferta për…

Jul Deda thumbon sërisht Ermal Mamaqin?

Aktori Julian Deda, ka bërë një deklaratë të fortë ku ka ironizuar personazhet që ndesh në rrjetet sociale, e që krijojë trajnime e video motivuese. Përmes një…

Garë për prezantimin e ‘BBVK’, Arbana apo Alaudini?

‘BBVK’ është një format ku mbledh shikues të shumtë. Ky Reality Show thuhet se do të prezantohet nga Arbana Osmani. Në rrjet po qarkullon lajmi që Luizi…

Shkenda Dubova shtatzënë?

 Lajmi më i komentuar i këtyre ditëve është padyshim martesa e Shkenda Dubova. Ajo i dha fund beqarisë duke e kurorëzuar lidhjen me Mentorin. A është bukuroshja…

Big Mama vazhdon me të sajen, nuk i ndahet serbishtes

Këngëtarja e njohur nga Tetova, prej vitesh e dashur dhe e pëlqyer për karakterin e saj, së fundi u vendos krejt në fokus të kritikes. Një interpretim…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *