Fero e dokumenton fitoren e kujdestarisë së vajzës

Ish reperi Fero dhe ish partnerja e tij, Arbenita Ismaili, vijojnë të mbesin dy nga personazhet më të përfolura së fundmi si shkak i kujdestarisë ndaj vajzës së tyre, Ninës.

Ditën e djeshme, mediat u pushtuan nga një prononcim i avokates së Arbenita Ismailit, Blinera Osmanit, e cila deklaroi se “se nuk qëndron fakti se klientes së saj i është marrë kujdestaria e vajzës”.

“Kujdestaria ende nuk i është marrë klientes time sepse vendimi për kërkesën për mbrojtje emergjente që është bërë prej babait të vajzës është kundërshtuar, kështu që derisa nuk kemi një formë të vendimit të prerë nuk e konsiderojmë që është marrë kujdestaria e vajzës”, tha Osmani për Telegrafin.

Por, mesa duket ligji kësaj radhe ka vendosur totalisht në favor të Feros.

Kështu bëri të ditur ai, duke publikuar një pjesë të vendimit të Gjykatës, e ku e etiketoi Priven, me qëllim të shfaqjes së vërtetës.

“Udhëzim juridik: kundër këtij aktvendimi, pala e pakënaqur mund të ushtrojë kundërshtim në këtë gjykatë, përkatësisht në Gjyaktën Themelore Gjilan. Kundershtimi nuk e ndalon ekzekutimin e këtij aktvendimi”, thuhet pos tjerash në imazhin e publikuar.

Pra, nuk ka më asnjë mëdyshje – Fero e ka fituar kujdestarinë e vajzës për 12 muajt e ardhshëm.

 

 

NativeGram placeholher

 

NativeGram placeholher

 

 

NativeGram placeholher

 

Related Posts

Santiana i rikthehet dashurisë së vjetër

Santiana Maloku vitin e fundit u bë emër shumë i njohur në mediat rozë. Jeta e saj private por edhe angazhimet e shumta në punë janë gjithmonë…

Ky veprim i Lotines tregon raportin me Getinjon

Lotina Haziri dhe Mozzik tash e disa muaj e kanë bërë publike lidhjen e tyre. Por ky veprimi i fundit nga Lotina tregon se edhe me kunatin…

Pak muaj pas lindjes bashkëshortja e Lumi B vjen me stil interesant

Bashkëshortja e Lumi B, është rikthyer më fuqishëm se kurrë pas lindjes së djalit të saj të dytë. Miranda, po merrë gjithë vëmendjen me paraqitjen dhe me…

Butrint Imeri ndan vargje të veçanta për dashurinë

Këngëtari Butrint Imeri me postime te ndryshme ngjallë reagime tek ndjekësit e tij. Por së fundi në një foto Butrinti ka thur vargjet e shkrimtarit Ismail Kadare….

Martohet këngëtarja Shkenda Dubova

Këngëtarja e njohur nga Gjilani, Shkenda Dubova, ditën e sotme (e enjte) i ka dhënë fund beqarisë. Bukuroshja shqiptare ka kurorëzuar dashurinë me martesë me partnerin e…

“Shqetësuese, kryeministri nuk hyn në Shtëpinë e Bardhë, e ka të ndalume”

Profesori universitar Blerim Latifi, ka pyetur deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, se a ka shqetësim për faktin se kryeministri Albin Kurti, nuk po mund të hyj…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *