Avokatja e Arbenitës: Fero s’e ka fituar akoma kujdestarinë e vajzës!

Kanë kaluar vetëm pak ditë prej një deklarate të bërë nga Fero i cili kërkonte ndihmë tek mediat lidhur me një padrejtësi që i ishte bërë.

Pasi zhvilloi një lidhje direkte me një emision, Fero bëri me dije se vajzen e tij e kishin rrëmbyer dhe se nuk ishte në dijeni se ku ajo gjendjej.

Megjithatë nuk kaluan shumë ditë kur Fero njoftoi se kishte marrë kujdestarinë e së bijës. Mirëpo drama vazhdon ku pala e Arbenitës po thotë të kundërtën e asaj që artisti ka deklauar në rrjete sociale.

Avokatja e Arbenitës, Blinera Osmani, në një prononcim për Telegrafin, ka thënë se nuk qëndron fakti se klientes së saj i është marrë kujdestaria e vajzës.

Kjo për shkak se siç thotë Osmani, është kundërshtuar vendimi për kërkesën për mbrojtje emergjente nga ana e Feronit Shabanit, andaj ende s’ka vendim të prerë për kontestin mes dy palëve.

Kujdestaria ende nuk i është marrë klientes time sepse vendimi për kërkesën për mbrojtje emergjente që është bërë prej babait të vajzës është kundërshtuar, kështu që derisa nuk kemi një formë të vendimit të prerë nuk e konsiderojmë që është marrë kujdestaria e vajzës”, tha Osmani.

Me fjalë të tjera, mbrojtja e modeles po pret vendimin e gjykatës mbi ankesën që kanë parashtruar për vendimin.

Ne brenda afatit ligjor e kemi dërguar kundërshtimin tonë dhe testin brenda shtatë ditëve sipas afatit ligjor që përcakton ligji për të marrë vendim mbi ankesën tonë”, tha tutje avokatja.

Related Posts

E dhimbshme: Ndërron jetë mjeku nga Istogu, ishte profesor në Fakultetin e Mjekësisë

Ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare mjeku nga Istogu, Halit Imeri, i cili prej shumë vitesh punonte në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Ai ishte po ashtu…

Xhuli e merr qenin edhe në dasmë

Ish-banorja e “BBVK” Juliana Nura natën e mbrëmshme ka marrë pjesë në një dasmë. Si çdoherë paraqitja e saj nuk donte koment. Vëmendje mori edhe prezenca e…

Lekaj: Për 4 vite Kurti e ka thelluar korrupsionin

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, (AAK), Pal Lekaj në emisionin “FIVE”, në TV Dukagjini ka thënë se programi zgjedhor i AAK-së në fushatë është ndërtuar mbi…

Haradinaj kritikon Ministrinë e Mbrojtjes: Ka pasur hajni në gullash dhe pasul të ushtarëve

Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka folur edhe rreth skandalit me tenderin për ushqim në ushtrinë e Kosovës. Haradinaj në Klan Kosova tha…

Xhaxhai i 18-vjeçarit të vrarë në Podujevë: Borxh më kanë sa të kenë jetë

Sot në Gjykatën e Apelit është mbajtur seanca përfundimtare lidhur me rastin e vrasjes së të riut nga Podujeva, Lulzim Fejzullahu. Xhaxhai i 18-vjeçarit të vrarë, Rrahim…

Plas sherri në një familje: 44-vjeçarja e rrah kunatin pasi u kapën për çezmën në oborr

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *