Haziri: Kjo qeveri jo vetëm në derë të klubit, por ka urinuar edhe në derë të mikut

Anëtari i kryesisë së LDK’së, Lutfi Haziri, ka komentuar deklaratat e ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier, të dhëna përgjatë së mërkurës.

Haziri me anë të një postimi në ‘Facebook’ ka thënë se kjo qeveri “jo vetëm në derë të klubit, por ka p…… edhe në derë të mikut”. Haziri aty shpjegon se pse erdhi kjo deklaratë nga ambasadori amerikan në Kosovë.

“Se në çfarë shkalle qeveria Kurti i ka degraduar raportet me mikun më të madh të shqiptarëve, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, tregon deklarata e sotme e ambasadorit Hovenier, i cili e citoi babanë e tij, këshilla e të cilit ishte: “Mos p…… në dyer të klubit që doni të hyni””, ka shkruar ai.

“Kjo tregon edhe njëherë sa të shqetësuar janë miqtë tanë me këtë qeveri që mbeti tash e tri vjet pa miq. Kjo qeveri, jo vetëm në derë të klubit, por ka p…… edhe në derë të mikut. Kjo deklaratë deklaratë vjen për shkakt të kontrollit mbi polici, mosrespektimit të të drejtave për pakica si zotim dhe arsyetim i pranimit të Republikës tonë, moskoordinit me aleatët e mosmbajtjes së fjalës e obligimeve”, shton tutje ai.

“Në anën tjetër, Prokuroria Speciale me durim dhe profesionalizëm faktuan këtë sulm dhe ngritën aktakuzë ndaj 46 pjesëmarrësve që organizuan dhe u munduan të zbatojnë një zbarkim deri të lumi Ibër, por u ndalën, u vranë, u burgosën dhe të tjerët ikën”.

“Drejtësia dhe Gjykata duhet të tregohet e drejtë dhe zbardh deri në fund këtë plan, inkriminimin dhe rolin e shtetit serb fqinji verior i Republikës. Drejtësia vonon, por del në dritë. Kurrë mos guxoni t’ia mësyni se nuk mund të ikni prapa më”.

Related Posts

E dhimbshme: Ndërron jetë mjeku nga Istogu, ishte profesor në Fakultetin e Mjekësisë

Ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare mjeku nga Istogu, Halit Imeri, i cili prej shumë vitesh punonte në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Ai ishte po ashtu…

Xhuli e merr qenin edhe në dasmë

Ish-banorja e “BBVK” Juliana Nura natën e mbrëmshme ka marrë pjesë në një dasmë. Si çdoherë paraqitja e saj nuk donte koment. Vëmendje mori edhe prezenca e…

Lekaj: Për 4 vite Kurti e ka thelluar korrupsionin

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, (AAK), Pal Lekaj në emisionin “FIVE”, në TV Dukagjini ka thënë se programi zgjedhor i AAK-së në fushatë është ndërtuar mbi…

Haradinaj kritikon Ministrinë e Mbrojtjes: Ka pasur hajni në gullash dhe pasul të ushtarëve

Ish-deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka folur edhe rreth skandalit me tenderin për ushqim në ushtrinë e Kosovës. Haradinaj në Klan Kosova tha…

Xhaxhai i 18-vjeçarit të vrarë në Podujevë: Borxh më kanë sa të kenë jetë

Sot në Gjykatën e Apelit është mbajtur seanca përfundimtare lidhur me rastin e vrasjes së të riut nga Podujeva, Lulzim Fejzullahu. Xhaxhai i 18-vjeçarit të vrarë, Rrahim…

Plas sherri në një familje: 44-vjeçarja e rrah kunatin pasi u kapën për çezmën në oborr

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *